Olldashi: Nuk mund të fshehim kokën si struci dhe të themi që fajin e ka PS-ja

Postuar në 07 Nëntor, 2013 18:19

Ka qenë mëse i papritur fjalimi i deputetit të PD-së Sokol Olldashi dje në Kuvend. duke folur për Korçën, rivali i Bashës në garën e kontestuar për kreun e PD-së tha:

Dhe vijmë sot, në Korçë. Por, përpara Korçës kemi qenë në 23 qershor. Nuk ka pasur gjë më të turpshme, gjë më të fëlliqur sesa fushata e 23 qershorit. Shkonim nëpër zonat elektorale dhe u thonim zgjedhësve: “kemi bërë këto punë, kemi këtë projekt”. Dhe përgjigjia që na vinte ishte: “ky ka dhënë 20; ky ka premtuar 30; ky tjetri 50. Sa jep ti?” Ne u detyrohemi një ndjesë dhe një përgjigje qytetareve shqiptarë. Dhe, në qoftë se duam seriozisht të merremi me këtë problem, duhet të fillojmë të merremi që sot. Nuk mund të fusim thjesht kokën në rërë si struci dhe thjesht të themi që fajin e ka PS-ja. Kemi vërtet vullnet dhe dëshire për t’u marë me këtë çështje?? Shpresoj që po! Por, nëse duam vërtet të merremi me këtë çështje dhe t’u japim një përgjigje shqiptarëve, duhet të ndajmë mendjen që në këtë parlament disa do të vazhdojnë të jenë deputetë, ndërsa të tjerë duhet të lenë karriget. Nuk mundet që në këtë sallë të parlamentit të bashkëjetojnë të patrazuar, deputetët dhe blerësit. Kjo sallë ka vend për një kategori; ose për deputetët, ose për blerësit. Të dyja palët këtu, bashkë, nuk mund të rrinë dot. Duhet të merremi dhe duhet të fillojmë që sot!

a.n.

 

Comments

Submitted by Astrit (not verified) on

<p>Per here te pare shohim nje reflektim serioz dhe real. Pa pare dhe pranuar te verteten PD nuk mund te ringrihet. Gjendja eshte teper e rende por jo pa shprese. Do mjaft force dhe vullnet pozitiv te hidhet poshte nje tradite negative qe prej vitesh ka gerryer PD. Une vete kam qene nje nga nismetaret e krijimit te PD ne nje nga rrethet e Shqiperise, por u largova nga PD dhe Shqiperia sepse ishte pikerisht PD dhe pushteti i saj qe me deziluzionoi. Keto jane histori teper te trishtuara, qe tani s&#39;ka nevoje te tregohen, por politikanet &quot;e ndershem&quot; te PD duhet te tregojne se kane kurajon e mjaftushme qe te shkeputen nga e kaluara dhe te riformojne nje PD qe perkon me aspiratat tona dhe ato te popullit shqiptar. Rruga do jete e mundimshme por jo e pa mundur. Hapi i pare: &quot;LARGOHUNI NGA BERISHA , BERISHIZMI DHE VEGLAT E TYRE.&quot;</p><p>Good luck.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.