Protesta. Asnjë lloj fryme anti-amerikane, megjithatë Arvizu shpejton të sqarojë se Shqipëria duhet të ndihmojë për armët e Sirisë…

Qindra qytetarë, ambientalistë dhe gazetarë protestuan para Kryeministrisë kundër shkatërrimit të armëve kimike siriane në vendin tonë. Ndërkohë, ambasadori amerikan, duke folur për mundësinë e shkatërrimit të armëve kimike siriane në Shqipëri, ka thënë nga Shkodra se vendet e përgjegjshme duhet të ndihmojnë në këtë proces. SHBA vlerëson dhe falenderon qeverinë e Shqipërisë për pozicionin e fortë lidhur me rezoluten 2118 të Këshillit të Sigurimit të OKB për eliminimin e programit të armëve kimike të Sirisë. Është në dorën e të gjitha vendeve të përgjegjshme, ku perfshij sigurisht SHBA dhe Shqipërinë, që të punojnë në bashkëpunim për të gjetur mënyrën në kohë dhe me efektshmëri, për të eliminuar kërcënimin që paraqet programi i armëve kimike të Sirisë, ka thënë ambasadori amerikan.
Zh.
Add new comment