“Dita” hap kartat: më 1997, Breisha pajisi 476 persona me pasaporta diplomatike brenda pak ditësh (dhe bën një paralele me 2013)

P { margin-bottom: 0.08in; }
Gazeta ‘DITA’ disponon një mori dokumentesh të tjera se si janë pajisur me pasaporta diplomatike dhe shërbimi jo pak, por 476 persona, thuajse të gjithë besnikët që i kishin mbetur Partisë Demokratike dhe Berishës në vitin 1997. Të gjitha këto kanë ndodhur brenda pak ditësh.
Përse duheshin pajisur gjithë këta njerëz me pasaporta diplomatike dhe shërbimi ? Për çfarë meritash? Pyet Dita. Aq më tepër që thuajse asnjëri prej tyre nuk punonte në Ministrinë e Jashtme. Pikërisht këtu fillojnë dyshimet… Ngado që ta marrësh, është e pajustifikueshme lëshimi i këtij lumi pasaportash brenda një kohë aq të shkurtër, për më tepër kur “anija” e Berishës ishte mbytur. E njëjta histori do të përsëritej 16 vjet më pas, pra në korrik, gusht e shtator të këtij viti, ndërsa Berisha kishte humbur zgjedhjet e 23 qershorit. Vendimet e njëpasnjëshme të qeverisë në ikje për shitje pronash dhe ankande me vlera minimale të pasurive publike, ishin thuajse krejtësisht të paligjshme, ndaj në shumicën e tyre janë shfuqizuar nga qeveria Rama… Është e njëjta skemë dhe mendësi që ka funksionuar si më 1997, ashtu dhe në 2013-n.
k.c.
e plotë
http://gazetadita.al/kerdia-e-berishes-me-pasaportat-diplomatike-dhe-te-...
Add new comment