Ndërsa kërkohet të shkatërrohen armët kimike të Sirisë, në Shqipëri janë edhe 83 ton lëndë tonat pa asgjësuar(!)

Duket mjaft absurde që Shqipërisë t’i kërkohet pranimi i qindrave ton armë kimike, ndërkohë që ajo ende ka dhjetëra ton të palikuiduara, publikon në numrin e sotëm gazeta Shqiptarja.com, e cila zbardh një marrëveshje midis Imamit-OSBE të firmosur që më 16 prill të vitit të kaluar, që tregon se te ne në zonën prapa malit të Dajtit, pak kilometra larg kryeqytetit, ndodhen ende në inventarin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë 83 ton lëndë toksike. Këto substanca po ripaketohen, në përpjekje për t’u larguar nga Qafë Molla nga një firmë greke, e kontraktuar nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë. Prania e lëndëve të tilla është mbajtur e fshehtë nga opinioni publik, por pranohet hapur në një marrëveshje, të lidhur midis ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami dhe kreut të Pranisë së OSBE-së në Tiranë, Eugen Ëolfarth. Sipas burimeve të Shqiptarja.com, OSBE tashmë ka kontraktuar një firmë nga Greqia për të kryer ripaketimin e lëndëve helmuese kimike ende në dispozicion të ushtrisë shqiptare, e cila është angazhuar në grumbullimin e tyre dhe ka si opsion të mundshëm edhe largimin drejt Turqisë.
Zh.
Comments
Ah shqiptaret gjithnmone i ka
<p>Ah shqiptaret gjithnmone i ka trajtuar i huaji si turme pa tru... Kesaj i thone te paret ne sakrifica dhe te fundit ne pretendime…Dhe kjo sakrifice do the thote, te luash me vdekjen dhe shfarosjen. Keni te degjuar per Cernobilin, qe eshte nje pike uji para kesaj qe do te beje Edush Kaushi&Co…Le te kontribuoje SHBA ne fillim vete dhe te beje nje prove ne Nevada aty ku zbresin UFOt. Ti beje Turqia, Italia, Gjermania, Franca etj…pastaj nje cante te vogl simbolikee tja japin edhe Shqiperise…nqs duam te flasim per ‘kontribut” ne NATO…ne mos mos na cani koken o palo politikane me servilizma te peshtira…</p>
Add new comment