SHBA. Skandali i përgjimit shndërrohet në rutinën e përgjimit

Revista amerikane Time e kësaj jave, ka shkëputur një thënie të shefit të NSA-së James Clapper lidhur me skandalin e përgjimeve masive të agjencisë së tij mbi vendet europiane. Ai tha se zemërimi i shprehur nga aleatët është po kaq fals sa edhe reagimi i oficerit të xhandarmërisë franceze në filmin “Kazablanka”, kur hyri në një kazino ilegale: “Zot i madh, këtu u luaka bixhoz?” Menjëherë më pas oficeri merr zarfin e përhershëm. Me fjalë të tjera, vendet aleate e dinë që përgjohen, sepse sistemi i mbrojtjes ndaj “elementëve të këqinj” që mund të zbulohen kështu funksionon; por jo vetëm kaq. Edhe aleatët përgjojnë. Dy faqe më pas, Time ka një artikull nga Michael Crowley, me titull: “Përgjimi ndaj aleatëve është i paedukatë, por jo skandal”. Dhe mungesa e edukatës, sipas autorit qëndron tek përgjimi i telefonave personalë të liderëve miq si Angela Merkel (çka e futi në siklet presidentin Obama), jo tek vetë procesi. Sipas prononcimit të ish shefit të inteligjencës franceze, “më surprizon ky naivitet. Aleatë ose jo, të gjithë përgjojmë të gjithë dhe kjo dihet”. Por autori merr edhe prononcimin e ish ministrit të Jashtëm francez Kushner, dhënë për France Info Radio: “Le të jemi të sinqertë. Edhe ne përgjojmë. Nëse NSA-ja mori breshërin e tanishëm të akuzave, kjo vjen ngaqë ne s’kemi ato kapacitete që kanë amerikanët, ndaj jemi xhelozë”.
a.k
Comments
Me se fundi, dalin ca
<p>Me se fundi, dalin ca xhentelmene qe pranojne realitetin ashtu sic eshte pa dramatizime dhe melodrama. Ne kete bote te gjithe pergjojne njeri tjetrin, sipas mundesive qe kane. Ata qe mendojne ndryshe jane naive, ata qe e dijne por shprehen si te habitur jane hipokrite.....dhe ata "kadosha" qe ia "zbulojne" (Snowden, ai i wikileaks) botes kete, jane nga ata qe vuajne per te pasur "15 minutshin" e fames.......dhe per ta paguar shtrenjte me pas si sakrifice "idealistash"....</p>
Add new comment