“Pallati i Bashës”, shkelje të shumëfishta në dokumentacion

Verifikimi nga INUK i dokumentacionit të kompleksit Jon në Ujin e Ftohtë të Vlorës, ka nxjerrë sipas shqiptarja.com, disa shkelje të rënda. Kështu, subjekti “G.B.A Konstruksion” që ka marrë lejën e ndërtimit, sipas dokumentacionit që ka paraqitur, të gjitha inertet dhe gurët që do nxireshin gjatë hapjes së gropës, do të transportoheshin larg, në Nartë. Por s’ka ndodhur aspak kështu: Ttë gjithë gurët që janë nxjerrë nga gropa për ndërtimin e pallatit, janë hedhur në brendësi të detit, duke sjellë kështu shtimin artificial të truallit. Nga ana tjetër, shkelje e rëndë është dhe koefiçenti i ndërtimit, që në rastin konkret rezulton të jetë mbi 100 për qind. Pra, firma që ka kryer punimet ka shfrytëzuar totalisht territorin që ishte përcaktuar për shesh ndërtimi nga bashkia, por edhe ka shkuar përtej, kur në lejën e ndërtimit të miratuar nga bashkia e Vlorës, qartësohet se koefiçenti i shfrytëzimit të territorit është 66 për qind.
a.k
Comments
Eshte vertete nje ndertese e
<p>Eshte vertete nje ndertese e bukur dhe shumeve duhet tu vije keq qe do te prishet, por eshte bere me para te vjedhura nga te gjithe ne, ne nje toke apo plazh te vjedhur prej komunitetit, dhe pjesa tjeter mbi det ku ligjet nuk e lejojne ndertimin. Vallaj Bravo Rama, aty po e ben nje pune vertete te mire. Vlonjatet nuk do te ta harrojne</p>
Nese keto jane te verteteta
<p> </p><p>Nese keto jane te verteteta atehere ndertesa nuk duhej hipotekuar. Tashme qe dicka e tille ka ndodhur nuk mund t'i behet asgje. Mbi te njejten llogjike duhet prishur edhe pallati i vjehrrit te Rames ne Tirane sepse leja i eshte dhene ne kundershtim me ligjet e urbanistikes dhe per me teper ne kushtet e konfliktit te interesit sepse eshte firmosur nga vete Rama.</p><p>Mos i shkoje askujt nder mend se prishja e objekteve te hipotekuara me leje behet per interesat e komunitetit sepse te gjithe ata qe do te demtohen nga nje veprim i tille ne fund do demshperblehen nga gjykatat dhe leket do te dalin serisht nga taksat tona.</p>
Add new comment