Debati në grupin e PS, flitet për emra, flitet për abuzime, konkluzioni: “do të bëhen”

P { margin-bottom: 0.08in; }A:link { }
Panorama dje ka dhënë një ekstrakt të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, ndërsa sot ka publikuar të plotë debatin. Disa copa po i sjellim më poshtë, ku E. Braçe konteston për çështjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuesem ndërsa T. Doshi konteston koncesionet e shumta të biznesmenit Samir Mane (në foto).
ERJON BRAÇE:
Për çështjen e ngjyrosjes së karburanteve, që ne si Grup Parlamentar kemi kontestuar, unë kam 4-5 muaj që merrem me këtë çështje dhe më rezultojnë dy gjëra. Në gjykatë janë ndarë para dhe ky zotëria me këtë çështje ka gënjyer dhe ka investuar karrierën nëpërmjet kësaj çështjeje. Çështja për të cilën flasim është një çështje me karakter tërësisht publik. (...)
Ky zotëria për karrierën e tij në Gjykatën Kushtetuese vazhdon t’ia dijë për nder Zenit. Në qoftë se ia di për nder karrierën e tij Zenit, të shkojë të marrë votat e Zenit.
TOM DOSHI:
Ne duhet me ia tregu shqiptarëve kush është dhe se do të anulojmë të gjitha koncesionet. Ne e dimë mirë kush i ka marrë koncesionet. I ka marrë Zamir Mane. Qeveria po e mbron Zamir Manen, nuk po i bie. Të gjitha këto koncesione, që nga lojërat e fatit, ngjyrosja e karburantit dhe te Lotaria Kombëtare, të gjitha, ai po i merr dhe po i gëzon sikur është në kohën e vet. Prandaj po ju them që ministrat tanë e mbështetin, deputetët tanë e mbështetin, Kryeministri e mbështet, dhe unë votën time e kam kundër.
EDI RAMA:
Më fal, fole ti? Herë tjetër më mirë t’i mendosh këto gjëra. Mendoj unë. Ajo që do t’i thosha Erjonit është që, pavarësisht vendimit të Gjykatës, ne jemi zotuar, qoftë për ngjyrosjen e karburanteve apo qoftë dhe për pullat fiskale, ne do ta liberalizojmë tregun. Ne kemi thënë në fushatë çfarë do bëjmë, dhe do t’i bëjmë. Por këto nuk po bëhen për një arsye, kemi rrëzuar një pjesë të konsiderueshme të marrëveshjeve dhe të koncesioneve që janë bërë, dhe po merremi me studimin, por, nga ana tjetër, nuk mund t’i pasurojmë sepse janë shuma marramendëse që mund të ikin nga Arbitrazhi (...)
TOM DOSHI:
Drejtoritë e Doganave dhe Tatimeve janë mbushur me njerëz të PD-së. Ka edhe në Polici. Ata kanë më shumë informacion se ne.
EDI RAMA:
Edhe një herë, ta them miqësisht, ta them vëllazërisht, po ta them si kryetari yt, po ta them si Kryeministri yt. Unë jam krenar për çfarë kemi bërë deri më sot. (…) Përsa u përket pastaj lëvizjeve, kush ka hyrë në Tatime apo e kush ka hyrë në Dogana, të më besosh që kjo nuk është detyra jote apo detyra e askujt këtu, madje as e imja, por është detyra e atyre që kanë marrë përsipër të jenë në vijën e parë të zjarrit, ministrit të Brendshëm dhe ministrit në fjalë. Le ta harrojë kushdo këtu që ta konsiderojë ministrin e Brendshëm vëlla. Unë e kam thënë dhe nuk e kuptoj çfarë ka për t’u çuditur që punësimi në Tatime dhe Dogana nuk janë vende për punësime pa rezultate. Dhe njerëzit që janë në krye të tyre do të përgjigjen në bazë të rezultateve
GRAMOZ RUÇI:
Përveç shqetësimeve që ka ngritur Erjoni, ishte i qenësishëm dhe angazhimi i Kryeministrit. Ishte i drejtë dhe i plotë për të gjitha çështjet që u ngritën këtu....
E plotë:
http://www.panorama.com.al/2013/11/02/panorama-zbardh-debatin-ne-grupin-e-ps/
Add new comment