Nëse nuk e dini në Korçë do ketë zgjedhje... Fushata ruan "stilin" e vjetër

Postuar në 02 Nëntor, 2013 07:07

Fushata për Kryetar Bashkie në Korçë, po na risjell një Dejavue që mezi prisnim ta harrojmë. Stilin agresiv me sulme personale e jo alternativa të të bërit fushatë.

Ja ç'tha sot për mediat,koordinatorja për mediat në PD, Silvi Bardhi:

“E morët vesh? Ka zbarkuar e gjithë qeveria në Korçë, me kuç e me maç.Dy ditë do të qëndrojë atje. Pse? Për të mbajtur nën presion zgjedhësit korçarë. Abuzim i paparë. Nuk ka ndodhur kurrë. U ka kallur datën kandidati ynë, Sotiraq Stratobërdha. Është bërë për të qeshur ky kryeministër: E ka bërë qeverinë si ariun e cirkut, e gjezdis nga një qytet në tjetrin për të mbledhur kureshtarë. Zotëria harron se është në Korçë, është në qytet, në një qytet të vjetër, qytet i njerëzve të lirë. Është bërë për t’i qarë hallin ky kryeministër: E përdor qeverinë si dordolec për të trembur zgjedhësit. Zotëria harron se jemi në demokraci, se njerëzit janë të lirë dhe nuk mund të tremben me hijen e rëndë të qeverisë. E dëgjuat fjalimin që mbajti në Korçë dje? Shkoi të shiste për herë të dyte sapunin për djathë, por, një sapun që e ka katandisur sa një thua, ngaqë është shpëlarë me gënjeshtrat e panumërta elektorale. Tha disa herë: – “Fitoren e kemi të sigurt”, dhe nga ana tjetër, shpalli dëshirën e tij të vjetër për ta parë Korçën dhe Shqipërinë njëpartiake, si njëherë e një kohë. Edhe ta kesh fitoren të sigurt, edhe të kërkosh që zgjedhësit të votojnë vetëm për ty, kësaj i thonë të urresh pluralizmin. Ai qoftë, që ka guximin ta fyejë Korçën në këtë shkallë!”

A mjafton kjo për të nxitur korçarët të votojnë PD?

k.c.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Ej respublica, po lini nam fare. Dmth perben lajm deklarata e PD-se dhe jo fakti qe ata denoncojne ?????
A nuk jeni ju qe nuk keni luftuar politizimin e skajshem te jetes politike ne vend duke denoncuar, me te drejte, nderhyrjet e ekzekutivit gjate zgjedhjeve? A nuk eshte ky nje rast i tille flagrant ?

Nejse, e tregoni dita-dites qe per principet e demokracise, aq te dashura per ju, vlejne vetem kundra Sales, ndersa kur i ben Edi arrini deri aty sa t'e komentoni deklaraten dhe jo faktin. Po beheni me te vertete qesharake, dhe ju lutem botojeni kete koment.

Submitted by gorezi (not verified) on

E depolitizuar eshte administrata e jo qeveria.Ne gjithe boten qeverite perbehen nga partiake qe be jne elektorat.Ndalohet ajo qe bente PD 8vjet qe perdorte nxensit e shkollave e administraten publike ne mitingje si zagare gjahu.Le ta beje tani nje miting me 100vete po mundi.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.