Arkiv-Lajme

Do ikin të tjerë që "i përkasin të majtës"?

Postuar në 31 Tetor, 2013 03:22

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka reaguar paraditen e sotme mbi largimin e Gjovalin Kadelit nga Partia Demokratike. Sipas Metës, Kadeli është i mirëpritur në gjirin e së majtës sepse i përket së majtës. “Gjovalin Kadeli integrohet natyrshëm tek LSI sepse i përket së majtës” - citohet Meta nga faqet online te gazetave kryesore te vendit.

Ka 80.000 vende pune dhe 1 milion vota. Llogaria nuk del - thotë ministrja për Administratën, Milena Harito

Postuar në 31 Tetor, 2013 01:44

Ministrja për Inovaconin dhe Administratën Publike, Milena Harito në një intervistë me DW, pyetet ndër të tjera: Në një fjalim në parlament ju thatë se duhet ndryshuar sistemi, njerëzit nuk do të korruptoheshin aq kollaj nëse sistemi nuk e mundëson këtë. Si do ta ndryshoni ju sistemin?

Crown Agents e ka shlyer dënimin për të cilin flet Berisha - raporton TCH

Postuar në 30 Tetor, 2013 17:44

Pak ditë më parë qeveria e Shqipërisë vendosi t’i japë kompanisë Crown Agents shërbimin për të asistuar doganat shqiptare. Deputeti i Partisë Demokratike, Sali Berisha sulmoi publikisht qeverinë për vendimin, por edhe kompaninë, teksa përmes një postimi në faqen e tij në Facebook e përshkruante atë si një agjenci të futur në listën e zezë të Bankës Botërore.

Charles: Mbret është si të jetosh në burg

Postuar në 30 Tetor, 2013 17:38

Revista “Time” ka botuar një profil të Princit Charles të Anglisë, që ka shkaktuar debate. Në artikull thuhet se një nga personeli i princit ka zbuluar se ai mendon se të bëhesh mbret është si të jetosh në burg.
Autorja e shkrimit thotë, gjithmonë duke cituar persona nga stafi i princit, se ata kanë problemin se si ta kalojë kohën Princi, që të ndjehet i lirë dhe jo si në burg. 

Një tjetër alarm për situatën ekonomike

Postuar në 30 Tetor, 2013 17:35

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, tha sot se rritja ekonomike e vendit pritet të jetë e dobët, duke shpresuar në një rigjallërim të lehtë vitin e ardhshëm. “Ekonomia shqiptare është karakterizuar nga rritja e ngadaltë ekonomike dhe njëkohësisht nga presione të ulta inflacioniste gjatë vitit 2013.  Rritja ekonomike u ngadalësua me 1.1 për qind në tremujorin e dytë ndërsa informacionet e disponuara sugjerojnë për një aktivitet të dobët ekonomik edhe përgjatë tremujorit të tretë”, deklaroi guvernatori.

Disa pyetje kryeredaktorëve

Postuar në 30 Tetor, 2013 15:02

Një foto me dy të panjohura

Gjovalin Kadeli bën 180 gradë për herë të dytë; rikthehet majtas 5 muaj më pas; bëhet me LSI-në

Postuar në 30 Tetor, 2013 14:07

Gjovalin Kadeli, që u zgjodh deputet në sajë të përfshirjes në listat e PD-së, e ka braktisur këtë të fundit. Lajmin e papritur e ka dhënë sot ai vetë në një intervistë me Patrik Sadikajn e televizionit Ora News. Ai ka vendosur të hidhet me LSI-në, me kreun e së cilës ka patur, kështu pretendon ai, kontakte të hershme. “Edhe në fillimet parazgjedhore unë kam kontaktuar me zotin Meta që të jem pjesë e ekipit të tij, por zoti Meta u vonua në përgjigje pasi kalkulonte numerikisht listat e tij në gjithë Shqipërinë”, u shpreh.

Një shqiptar në Zvicër kërcënon me bombë, ngaqë “gjinekologu i ka parë gruan lakuriq gjatë vizitës në spital”!!!

Postuar në 30 Tetor, 2013 13:44

Një shqiptar më origjinë nga Kosova është bërë personazh lajmi në kantonin e Zyrihut, Zvicër. Dhe e ka bërë në mënyrën e tij. Kish shtruar të shoqen në një spital gjinekologjik. Më saktë, e kish çuar për një kontroll. Dhe aty, doktoresha kish mbajtur pranë vetes dhe një asistent, mashkull. Shqiptari ka demonstruar shenja nervozizmi gjatë vizitës, dhe kuptohet, e gjitha ka ndodhur prej pranisë së burrit, teksa gruaja e tij ishte e zhveshur për t’u egzaminuar. Por ai nuk kish bëzajtur gjatë kontrollit.

Cameroni kritikon gazetën “Guardian”

Postuar në 30 Tetor, 2013 10:14

Për qeverinë britanike dallimi mes të mirës dhe të keqes është shumë i qartë: shërbimet sekrete po bëjnë një punë shumë të mirë në luftën kundër terrorizmit, ndërsa ata që bëjnë publike detajet për aktivitetet e tyre janë armiq. Me tone të ngjashme u shpreh kryeministri britanik David Cameron edhe gjatë samitit të fundit të BE-së. “Armiq” ai i quan personat si Edward Snowden. Por Cameron i sheh si kundërshtarë edhe mediat si “Guardian”, të paktën kështu mund të supozohet nga deklaratat e tij të fundit.

Greqia dëshiron Shqipërinë e Madhe dhe Bullgarinë e Madhe?!

Postuar në 30 Tetor, 2013 07:31

“Greqia dëshiron Shqipërinë e Madhe dhe Bullgarinë e Madhe”. Ky është titulli i gazetës maqedonase “Dnvenik”, në shkrimin i cili botohet pas propozimit, që thuhet se ka bërë përfaqësuesi grek, për emrin e Maqedonisë.  Adamantios Vasilakis, negociatori grek për cështjen e emrit të Maqedonisë, sipas gazetës, ka propozuar emrin “Maqedonia sllavo-shqiptare”. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme