Charles: Mbret është si të jetosh në burg

Postuar në 30 Tetor, 2013 17:38

Revista “Time” ka botuar një profil të Princit Charles të Anglisë, që ka shkaktuar debate. Në artikull thuhet se një nga personeli i princit ka zbuluar se ai mendon se të bëhesh mbret është si të jetosh në burg.
Autorja e shkrimit thotë, gjithmonë duke cituar persona nga stafi i princit, se ata kanë problemin se si ta kalojë kohën Princi, që të ndjehet i lirë dhe jo si në burg. 
 Mbi 50 persona, miq të princit, punonjës dhe ish-punonjës të familjes mbretërore  u intervistuan për artikullin e revistës “Time” dhe nuk dihet se cili prej tyre e ka dhënë këtë informacion, që është mohuar me forcë nga Clarence House.
 Në artikull thuhet se princi Charles është më i interesuar të plotësojë ambiciet e tij që lidhen me mjedisin dhe aktivitetin e bamirësisë, se sa me çështjen trashëgimisë së fronit mbretëror. Princi vitin e fundi ka marrë përsipër më tepër detyra mbretërore nga e jëma, mbretëresha Elizabeth, që e ka pakësuar rolin e saj në publik.a.n.

Comments

Submitted by gjoni (not verified) on

<p>se kujt iu hap barku per mbretin e inglizit ketu, hajde merre vesh, me mire te na kishit vene nje porno, ledi gagane psh...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.