Cameroni kritikon gazetën “Guardian”

Postuar në 30 Tetor, 2013 10:14

Për qeverinë britanike dallimi mes të mirës dhe të keqes është shumë i qartë: shërbimet sekrete po bëjnë një punë shumë të mirë në luftën kundër terrorizmit, ndërsa ata që bëjnë publike detajet për aktivitetet e tyre janë armiq. Me tone të ngjashme u shpreh kryeministri britanik David Cameron edhe gjatë samitit të fundit të BE-së. “Armiq” ai i quan personat si Edward Snowden. Por Cameron i sheh si kundërshtarë edhe mediat si “Guardian”, të paktën kështu mund të supozohet nga deklaratat e tij të fundit.

“Nëse nuk tregohet përgjegjësi për shoqërinë, atëherë qeveria do ta ketë shumë vështirë të përmbahet dhe të mos veprojë”, tha Cameron në Parlament lidhur me shtypin britanik. Cameroni e ka kritikuar në veçanti gazetën “Guardian” për bërjen publike të të dhënave të shërbimeve sekrete në vend se t’i asgjësojë ato. Gazetari i “Guardianit” Glenn Greenwald i ka marrë në qershor të vitit 2013 të dhënat e para nga Edward Snowden për praktikën e veprimeve të shërbimeve sekrete amerikane, të cilat më pas i ka bërë publike në gazetën e tij.

 

Më shumë:

http://www.dw.de/qeveria-britanike-b%C3%ABn-presion-ndaj-med...

Comments

Submitted by redi (not verified) on

<p>imagjino ta kishte thene teokrati, diktatori, orientali Erdoan ca do kishte thene Respublika (dhe Cukali ne vecanti)...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.