Arkiv-Lajme

Propozim ‘origjinal’ grek: Emërtimi i ri, Maqedonia sllavo-shqiptare

Postuar në 28 Tetor, 2013 15:13

Që të vendosësh bashkë në një emërtim entiteti shtetëror, edhe denominimin “sllav”, edhe atë “shqiptar”, është një gjetje që në Ballkan mund ta bëjë vetëm Greqia. Fjala është për emrin e propozuar për Shkupin, siç e quan Maqedoninë Athina zyrtare, teksa në raundin e fundit të bisedimeve të zhvilluar fundjavën e kaluar në Nju Jork, negociatori grek Adamantios Vasilakis ka propozuar emrin Maqedonia sllavo-shqiptare, si zgjidhje kompromisi për të tejkaluar sherrin shumëvjeçar.

Më së fundi, një mesazh me këmbë në tokë në lidhje me punësimin: Arsimi profesional, një mënyrë e sigurt për të gjetur punë

Postuar në 28 Tetor, 2013 14:58

Arsimi profesional është ilaçi i duhur kundër papunësisë së të rinjve. Me këto fjalë iu drejtua sot Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj, nxënësve të Shkollës së Mesme Profesionale “Beqir Çela” dhe studentëve të Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) në Durrës. Në vizitën e tij në dy institucionet arsimore, z. Veliaj vuri në dukje se Ministria do të inkurajojë të rinjtë shqiptarë se shkollat profesionale janë një mënyrë e garantuar për të gjetur punë nesër, për arsye se një zanat të jep më shumë mundësi për t’u punësuar.

Dy viktima në punë, bien nga skela punëtorët. Njëri ende i paidentifikuar

Postuar në 28 Tetor, 2013 13:45

Ishin duke punuar prej një jave për disa punime të jashtme në katin e  shtatë të një pallati në rrugën “Dora D’Istria” në kryeqytet. Ngjarja fatale ndodhi sot, kur dy punëtorë ndërtimi kanë rënë nga lartësia.

Fshati i drogës kërkon vullnet politik, thotë kreu i policisë Didi!

Postuar në 28 Tetor, 2013 11:57

Kreu i policisë së Shtetit Artan Didi, i kaloi fizikisht tangent Lazaratit ditën e sotme, gjatë një inspektimi në policinë kufitare të Kakavijës. Por Didi nuk ngurroi të flasë për fenomenin dhe fshatin në fjalë, duke e quajtur “një çështje komplekse”, për të cilën “duhet vullnet politik për ta zgjidhur”. “Lazarati është një problem kritik dhe nuk mund të fshehim kokën si struci para një dukurie të tillë”, ka thënë kreu i policisë, duke kërkuar për Lazaratin mbështetjen e të gjithëve, përfshirë edhe median”.

Kompanitë ndërtuese të lejeve false të Gjikës, lidhje me bashkinë

Postuar në 28 Tetor, 2013 10:33

Panorama e sotme njofton se dy kompanitë e ndërtimit që kanë përfituar nga vendimet false që dyshohet se janë lëshuar nga kryebashkiaku Shpëtim Gjika, kanë pasur lidhje me Bashkinë e Vlorës. Sipas Prokurorisë, pallati 2-6 kate + papagingo, me një kat nëntokë, në lagjen “Pavarësia”, ka pasur subjekt ndërtues EN-BJO sh.p.k, me përfaqësues ligjor të pandehurin Gentian Sherifaj, njëherësh drejtor në Drejtorinë e Infrastrukturës dhe Zbatimit të Projekteve në Bashkinë e Vlorës.

Sindromi LSI, i fuqishëm tek demokratët. Kështu s’kemi gjë në vijë, thotë T.Shehu

Postuar në 28 Tetor, 2013 09:04

Në Partinë Demokratike ekziston ende, madje është e fortë sindroma LSI. Këtë lë të kuptohet deputeti demokrat Tritan Shehu, që ka folur në një intervistë për Ora Neës. “Opozita është në një periudhë realisht jo të lehtë.

B.Islami te Dita: Karriera e Bashës, produkt titisto-UDB

Postuar në 28 Tetor, 2013 07:49

“Kush është Isa Mustafa? Pa droje mund të thoja se, po të kishte pasur në Kosovë një ligj lustracioni, ai nuk do të ishte në politikë. Për faktin e thjeshtë se, gjatë pushtimit të Kosovës nga regjimi i Millosheviçit, pikërisht kur shkelej me tanke gjithçka që ishte fituar me gjakun e 40 mijë të vrarë dhe burgosjen e 360 mijë të tjerëve, Isa Mustafa ishte, as më shumë e as më pak, por ministri i financave në qeverinë kukull, e cila, në zhargonin e politikës quhet qeveri kuislinge.

Përvjetori i luftës italo-greke. Athina “rinovon” kërkesën e varrezave

Postuar në 28 Tetor, 2013 07:01

Çdo 28 tetor Greqia përkujton Jo-në që qeveria greke e Metaksait i tha ultimatumit fashist të Benito Musolinit në vitin 1940, dhe luftën që u bë më pas. Dhe këto vitet e fundit, po këtë datë del një përfaqësues i qeverisë greke që i kërkon Shqipërisë t’u kushtojë më shumë vëmendje kërkesave të Athinës për memoriale e varreza (në foto varrezat greke në Përmet) në kujtim të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke.

Gjika sot përpara mediave lidhur me akuzën. Kryeministri Rama: Jam pranë Gjikës, por mbështes prokurorinë!

Postuar në 28 Tetor, 2013 05:46

Sot pritet një dalje para mediave e kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili përballet me drejtësinë duke rrezikuar një dënim deri në shtatë vite burg dhe gjobë, pasi dyshohet se përmes falsifikimit të dokumenteve, ka favorizuar dy subjekte të ndërtojnë pa leje në qytetin bregdetar.

Kojdheli: Zyrat e punës u kanë dhënë punë vetëm punonjësve të vet!

Postuar në 28 Tetor, 2013 04:28

Drejtori i ri i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Genci Kojdheli, ka folur në një intervistë për GSH, mbi reformën e thellë që nevojitet të ndërmerret në këtë shërbim, “që do të mundësojë zëvendësimin e pjesës më të madhe të stafit aktual të Shërbimit Kombëtar të Punësimit me persona të kualifikuar dhe të specializuar”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme