Sindromi LSI, i fuqishëm tek demokratët. Kështu s’kemi gjë në vijë, thotë T.Shehu

Postuar në 28 Tetor, 2013 09:04

Në Partinë Demokratike ekziston ende, madje është e fortë sindroma LSI. Këtë lë të kuptohet deputeti demokrat Tritan Shehu, që ka folur në një intervistë për Ora Neës. “Opozita është në një periudhë realisht jo të lehtë. Por kërkohet një mobilizim total, kërkohen ide, mençuri për të shfrytëzuar gabimet e mëdha që po bën e do të bëjë e majta….Vetëm në këtë mënyrë do të bindet opinion për domosdoshmërinë e rrotacionit politik, që e them me bindje të plotë se nuk vjen si pasojë e disa bisedave apo manovrave në tavolinë, apo ndryshime votash brenda parlamentit, siç mun të ketë iluzione dikush… Nëse nisemi me të tilla iluzione për LSI-në, mund të qëndrojmë në opozitë edhe 100 vjet”, ka thënë Shehu. Duket se katërvjeçari i bashkëqeverisjes me LSI-në ka bërë që PD të “infektohet” nga sindromi Meta, çka është dukur hapur gjatë fushatës së fundit elektorale, kur ndaj LSI-së nuk pati asnjë kritikë. PS e drejtuar nga Edi Rama luftoi për tetë vjet ndaj kësaj “varësie”, por pa sukses, derisa u detyrua të bëjë aleancë. Tritan Shehu sheh mesa duket, të njëjtin rrezik edhe për PD-në e kryetarit të ri Basha.

a.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Nëse nisemi me të tilla iluzione për LSI-në, mund të qëndrojmë në opozitë edhe 100 vjet”, ka thënë Shehu.

Ka te drejte ne kete pike...! Eshte njesoj si me dashnoren e dikurshme qe doli kurve ne fund... te enderrosh se nje dite do te kthehet...!

Tani rreziku i kanoset PS-se..!

Submitted by bbb (not verified) on

Shoku Tritan ka 2 sindroma...

1. Sindromen e LSI 2013

2. Sindromen e Lushnjes ( e ashtuquajtura sindroma e Preshit) 1997

...dmth cdo 16 vjet shoku Tritan e kap nje "sindrome"...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.