Arkiv-Lajme
Rama: Masa drastike ndaj lojërave të fatit; e ardhmja e vendit, asgjë të përbashkët me industrinë e krimit
Askush dhe për asnjë arsye nuk do të mundet dot ta ndalë këtë nismë që nuk është aksion, as sezon, po nismë që do të quhet e kryer kur vendi dhe shqiptarët nuk do të lënë më asnjë qindarkë në kumar, ka thënë kreu i qeverisë Edi Rama në një deklaratë për mediat, pas mbylljes së mbledhjes së sotme të qeverisë, lidhur me vijimin e punës së nisur me aktivitetin e lojërave.
Ku është më mirë dhe ku është më keq të jesh grua, Shqipëria e 108-a në botë!…
Kanë kaluar 100 vjet që femrat fituan për herë të parë të drejtën e votës. Me këtë rast rrjeti gjigand britanik BBC ka nisur sezonin e aktiviteteve të quajtur “100 gratë”. Me dhjetëra programe i dedikohen vetëm grave, ndërkohë që politika editoriale këto ditë u lihet në dorë disa prej grave më të famshme në planet.
Në këtë kuadër të premten është publikuar edhe një raport për hendekun gjinor, duke treguar se ku është më mirë që të jesh grua. Më mirë të jesh grua është në Islandë, e cila vazhdon për të pestin vit me radhë të mbajë vendin e parë me hendekun më të vogël gjinor.
Rama dhe Thaçi, dy kalamaj që nuk e njohin historinë, thotë Ngjela, por pak shumë këtë mendim ka edhe Zogaj për takimet me Erdogan
Kryetari i partisë Ligj për Drejtësi, Spartak Ngjela ka thënë sot për gazetën Panorama se Edi Rama dhe Ashim Thaçi gjatë vizitës me Erdogan janë treguar si dy kalamaj që nuk e njohin historinë. Veç Ngjelës, kundër deklaratave vëllazërore turko-shqiptare në rang kryeministrash është shfaqur edhe Preç Zogaj.
Dhe kusuret për Berlusconin s’kanë të sosur: Tjetër proces për korrupsion
Edhe pse janë kusure që i ka bërë vetë dhe do t’i vuajë po vetë, përsëri kusure dhe histori pa fund janë. Ish kryeministri italian i dënuar Berlusconi, tani duhet të dalë në gjyq edhe për një akuzë korrupsioni të një senatori. Këtë herë në Napoli. Sipas të dhënave nga qarqe të drejtësisë, ai duhet të dalë në gjyq nën akuzën për korrupsion. Gjykatësi përgjegjës në Napoli përcaktoi 11 shkurtin si datën e fillimit të procesit. Padia e akuzon Berlusconin se i ka dhënë tre milionë euro ish senatorit Sergio de Gregorico, në mënyrë që ky t'i kundërvihej partisë së vet.
Skandali i përgjimeve merr përmasa globale, revoltohet BE: Urgjent një marrëveshje dhe kod sjelljeje "No Spy"
Deklaratat e Gleen Greenwald, gazetarit amerikan që ka në dorë dosjet e Eduart Snouden, ish- spiunit të CIA-s të strehuar prej muajsh në Rusi kanë tronditur botën, pasi jo vetëm shërbimet sekrete amerikane kanë spiunuar qeveritë dhe politikanët europianë, por edhe spiunët e Britanisë së Madhe. Sipas këtyre dokumenteve paralelisht me programin “Prism” të agjencisë amerikane të sigurisë së brendshme NSA,vepronte edhe programi i spiunëve britanikë i quajtur “Tampora”.
Rama mbledh për herë të parë KEK: Të parat për këtë organ vendimmarrës, punësimi dhe borxhet
Për herë të parë, kryeministri Edi Rama ka mbledhur një strukturë të re të quajtur Këshilli Ekonomik Kombëtar, e cila, siç tha ai, do të shërbejë si një trupë konsultative çdo tre muaj për vendimmarrje të rëndësishme që kanë të bëjnë me ekonominë. “Na duhet rritje ekonomike dhe punësim. Që do të thotë një ekonomi prodhuese që rigjeneron vende të reja pune”.
Kush është Mehmet Akif Ersoj, shqiptari që krijoi Himnin Kombëtar Turk, dhe që e përmendi edhe Erdogan gjatë vizitës së tij në Prizren
Gjatë vizitës në Prizeren të këtyre ditëve, kryeministri turk Rexhep Tayyp Erdogan përmendi edhe shqiptarin nga Peja, Mehmed Akif Ersoj, një figurë shumëdimensionale, mjaft të njohur në Turqi, si besimtar, dijetar, akademik, poet, shkrimtar, politikan, pedagog dhe deputet, por edhe si autor i Himnit Shtetëror Turk. Ersoj njihet pak nga publiku shqiptar. Ndaj me këtë rast “Respublica.al” sjell për lexuesit e saj disa të dhëna të përgjithshme që hedhin dritë rreth jetës të këtij personaliteti të shquar.
Kosova është Turqi dhe Turqia Kosovë - nxit dhe reagimin e Beogradit
Autoritetet serbe reaguan dhe dënuan ndaj deklaratave të kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan, “Kosova është Turqi dhe Turqia Kosovë”, të bëra gjatë vizitës së tij të mërkurën në Kosovë. Kryeministri Erdogan qëndroi në Kosovë për të marrë pjesë në përurimin e terminalit të ri të aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës, ndërsa vizitoi edhe qytetin e Prizrenit.
Ipeshkvi i Kosovës: Fjalimi i Erdogan, me përmbajtje të shkapërcyem dhe fyes
Deklarata e kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan se “Kosova është Turqi dhe Turqia – Kosovë” ka nxitur reagimin e Ipeshkvisë së Kosovës, e cila i cilësoi ato ogurzeza dhe provokuese. Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji nëpërmjet një deklarate thekson se kryeministri turk shprehu dëshirën që të jetë padroni i shqiptarëve.
Pilaf, fasule dhe pyetja: Cili ishte drejtori i Rezervave të Shtetit?
Limiti minimal, që ky shtet duhet të ketë në dispozicion çdo ditë, çdo sekondë, çdo natë dhe duhet ta vërë në lëvizje brenda ditës, për sheqer është 40 mijë kilogram. E dini sesa keni lënë mbas 23 qershorit?! Keni lënë 85 kilogram. Meqë jeni amatorë të pilafit dhe njiheni botërisht si të tillë dhe po pyesni për orizin?! Nga 40 mijë kilogram, është zero. E, tek orizi jeni të mirëkuptuar, se siç ju thashë jeni pilafdashës të njohur botërisht dhe meqë keni kaluar nga petullat tek “Versaçe”, miellin e keni kursyer, nga 200 mijë kilogram keni lënë vetëm 30 mijë.
