Arkiv-Lajme
Më në fund, Xhuka reagon dhe kujton familjen atdhetare. Ç’dreqin po ndodh në Inspektoriatin e Pasurive?
Saga e ILKDP-së ka vijuar sot me dy zhvillime të tjera. Pas kallëzimit penal të njoftuar dje nga 34 punonjës të inspektoriatit, shënjestra e kësaj padie kryeinspektorja Zana Xhuka, ka reaguar me një njoftim për median. Aty thuhet se “çdo akt, fjalë dhe veprim, rezultojnë të përsëritura, si një qëndrim të politizuar të papreçedent politik, të organizuar nga individë brenda dhe jashtë një insitutucioni të pavarur, me synimin e vetëm frenimin e Inspektorit të Përgjithshëm, Zana Xhuka, në përmbushjen e detyrës së saj tërësisht ligjore, dhe krejtësisht të pavarur”.
Të jetë... shqiptare?
Maria quhet kjo vajzë bionde, e gjetur në një kamp romësh dhe për hir të tipareve gjenetike, dyshohet se është fëmijë i grabitur. Fotoja e saj është publikuar nga mediumet më të mëdha të botës, ndërsa thuhet se nuk është pjesë e listës së fëmijëve të zhdukur apo që janë në kërkim nga Interpoli, por, një zyrtar i një organizate ndërkombëtare në Gjenevë, i ka deklaruar agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” në Zvicër se Maria e vogël mund të jetë shqiptare, që mund të jetë braktisur vite më parë.
Shkurtimi drastik. Vendimi i qeverisë, nuk ka më tollona nafte
Paratë e naftës, nga 15 deri 35 mijë lekë të reja në muaj që përfitonin si bonus një seri e gjatë zyrtarësh nga kryetarët e Bashkive, prefektët, kryetarët e këshillave të qarkut, shefat e policisë në qarqe etj, nuk do të jepen më. Në një projektvendim të qeverisë, i cili pritet të miratohet nga Kuvendi, parashikohet anullimi i këtyre “shpenzimeve të transportit” dhe me ligjin e ri, një pjesë e madhe zyrtarësh nuk do të marrin asnjë lek. Gazeta Mapo njofton se me këtë lëvizje pritet të kursehet një vlerë prej 165 milionë lekësh.
Familjet e heronjve të Vigut, letër prefektit Radovani: Ktheja Shkodrës monumentin
Dje gazeta Dita ka botuar një letër që familjarët e pesë heronjve të Vigut i kanë drejtuar prefektit të ri të qarkut Shkodër, Paulin Radovani. Mesazhi i tyre, pas kësaj fjalie është i kuptueshëm: Familjet Mazi, Gjylbegu, Deda, Haxhia, Lezha, kanë kërkuar që monumenti i Pesë Heronjve t’i rikthehet Shkodrës, ku e ka vendin, dhe të mos rrijë më aty ku është degdisur aktualisht, në periferi pranë një vendgrumbullimi mbeturinash. Letra arsyeton edhe paligjshmërinë e vendimit të zhvendosjes, pasi “heqja e këtij monumenti bie në kundërshtim me ligjin Nr.
Arkiva e Shtetit, Ndoj “koordinon” edhe postin e partisë së vet
Njeriu që kryesocialisti Rama caktoi si koordinator të koalicionit fitues për zbatimin e marrëveshjes qeverisëse të PS-së me 35 partitë aleate, Kryetari i Partisë Aleanca Arbnore Kombëtare, ka “koordinuar” mesa duket edhe postin e ri si drejtor i Arkivit Qendror të Shtetit. Dje Gjet Ndoj, historian, është prezantuar në institucionin e ri që do të drejtojë nga këshilltari juridik i Kryeministrit Rama, Artur Metani, para administratës së Arkivit Qendror. Partia që ai drejton mori 3575 vota në këto zgjedhje.
Tragjedi në Shkodër, katër të rinj viktima në aksident. Nëna e njërit prej tyre, infarkt
Ktheheshin nga një ditëlindje, makina e tyre BMW u përplas në orët e para pas mesntaës së sotme me një kamion që transportonte lëndë drusore. Aksidenti i rëndë në Kryebushat, mori katër jetë të rinjsh të moshës 17-19 vjeç: Raelv Duli 17 vjeç, Xheni Anamali 18 vjeç, Ledio Pirani, Orlen Meçe 17 vjeç. Osman Mraja 18 vjeç, drejtuesi i ‘BMW’, ka mbetur i plagosur rëndë. Policia dyshon se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e të dy automjeteve, dhe drejtuesi 48 vjeçar i kamionit është ndaluar për sqarimin e rrethanave.
Kathimerini: Edhe Shqipëria ka një ligj lufte me Greqinë!
Marrëdhëniet greko-shqiptare me ulje-ngritjet e tyre, janë rikthyer në fokus të çështjeve ballkanike këto ditë, aq më tepër që pritet në Tiranë vizita e presidentit grek Papulias. Përgjithësisht fryma është paqtuese dhe me shprehje të nevojës për të kapërcyer ngërrcet dhe forcuar miqësinë. Por gazeta greke “Kathimerini”, dje i ka hyrë edhte pak “juridikisht” pengesës së vjetër politiko-juridike, ndryshe ligjit grek të luftës ndaj Shqipërisë.
Piramida e re! Sipas Tahirit, 90% e makinave të bixhozit, ilegale
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, në emisionin e Blendi Fevziut dje nxorri një tjetër statistikë sa u përket kompjuterëve të lojrave të fatit. Sipas tij, nga një total prej përafërsisht 22 mijë aparaturash të tilla që vlerësohet të jenë futur në vend, vetëm 2200 rezultojnë të regjistruara, pra të ligjshme. “Unë besoj se në polici kanë drejtuar njerëz që nuk e kanë përmbushur misionin, që e kanë tradhtuar misionin, që kanë qenë të përfshirë dhe për për këto shkaqe kanë dalë nga misioni…”, tha ndër të tjera Tahiri.
Kaçinar, banorët si “milici popullore”. Ndalojnë keqbërësin në mungesë të policisë
Ndër rastet shumë të pakta që banorët jo vetëm nuk kanë qëndruar indiferentë, por kanë vepruar si “vigilantes”, si milici popullore e rendit (fotoja simbolike), ka ndodhur sot fshatin Kaçinar të Mirditës. Një 80 vjeçare ka rënë pre e një grabitjeje të dhunshme këtë pasdite, siç njofton A1 Report. Bardhe Kaceli, e cila jetonte e vetme në shtëpi është përballur me hajdutin, i cili kishtë hyrë në banesë dhe në momentin që është pikasur ka qëlluar me mjete të forta ndaj të moshuarës. Kanë qenë banorët e zonës ata që ndoqën agresorin K.
Qeveria shqiptare, ndjesë të thellë Gjermanisë për “çudinë” e linjës së interkonjeksionit, thotë Rama në DW
Në një intervistë për Deutsche Welle-n, kryeministri Edi Rama ndër të tjera ka parë të udhës të saktësojë qëndrimin e tij lidhur me të famshmen linjë interkonjeksioni Shqipëri-Kosovë, një financim gjerman që “pakuptueshmërisht” qeveria Berisha e la pas dore. Ose, sipas akuzave të atëhershme, e zvarriti në favor të interesave energjetike serbe. Ja ç’thotë Rama: