Piramida e re! Sipas Tahirit, 90% e makinave të bixhozit, ilegale

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, në emisionin e Blendi Fevziut dje nxorri një tjetër statistikë sa u përket kompjuterëve të lojrave të fatit. Sipas tij, nga një total prej përafërsisht 22 mijë aparaturash të tilla që vlerësohet të jenë futur në vend, vetëm 2200 rezultojnë të regjistruara, pra të ligjshme. “Unë besoj se në polici kanë drejtuar njerëz që nuk e kanë përmbushur misionin, që e kanë tradhtuar misionin, që kanë qenë të përfshirë dhe për për këto shkaqe kanë dalë nga misioni…”, tha ndër të tjera Tahiri. Të flasësh për tradhtim të misionit, është fraza më elegante që mund të përdoret në këtë rast. Nëse shifrat e ministrit janë reale, i bie që rregullisht këto vite, ujku ka pasur mëlçitë të varura në qafë: Në qoftë se skemat piramidale gënjenin njerëzit me përqindje fantastike, të cilat disa edhe i përfitonin, me kompjuterat e fatit përqindja e “dhuratës” për lojtarët është shumë më e vogël. Pa harruar që po vazhdojnë lajmet me depo ilegale plot me makina të tilla, që zbulohen përditë.
a.k
Comments
njeriu qe u largua nga
njeriu qe u largua nga misioni do rilindi akademine policise?
Shko mer futja nonji tjetri...
Cfare thua more komentuesi me
Cfare thua more komentuesi me emrin anonim???
Apo vjen i fut nje koment kot sa per diversitet?
Apo ke pasur vete ndonje lokal me kompiutera dhe ti bllokuan?
Bravo Ministri Tahiri.
Ishalla behet shtet se nuk shtyhet me keshtu
Add new comment