Arkiv-Lajme

Plas paraja me fajde. Rrugëdalje emergjence në mungesë të kreditimit bankar

Postuar në 21 Tetor, 2013 12:08

Gazeta Panorama, duke iu referuar edhe sondazhit të fundit të Bankës së Shqipërisë (qytetarët dhe bizneset po marrin para jashtë bankave, thotë me elegancë raporti), shkruan se qytetarët dhe bizneset kanë nisur të kërkojnë rrugë alternative financimi. Prej më shumë se një viti, bankat e nivelit të dytë e kanë vështirësuar deri në pamundësi marrjen e një kredie. Raportet e Bankës Qëndrore në fakt thonë se bankat private kanë ashpërsuar kushtet e kredidhënies, me kritere që janë të pamundura për shumicën dërrmuese të bizneseve dhe individëve.

Franca e përgjuar “kombëtarisht” nga NSA, Parisi acarohet

Postuar në 21 Tetor, 2013 10:46

Ironikisht, sot që e përditshmja pariziene “Le Monde” publikoi një artikull ku thuhet se Agjencia Kombëtare e Sigurisë e SHBA-së, NSA, ka përgjuar më shumë se 70 milionë telefonata të francezëve, mbërrin për vizitë në Paris sekretari i Shtetit Kerri, për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit për zgjidhjen e krizës siriane. Artikulli-bombë bazohet në informacionet e nxjerra nga dokumentet e Eduard Snoudenit, dezertorit të CIA-s. Sipas gazetës, jo vetëm terroristët e dyshuar, por edhe biznesmenë të lartë dhe figura të njohura politike kanë qenë pjesë e përgjimeve.

Stafi i ILKDP-së, kallëzim penal ndaj eprores Xhuka

Postuar në 21 Tetor, 2013 09:19

Një fillim ishte një letër e hapur me akuza ndaj eprores së tyre, drejtuar publikut dhe institucioneve më të larta në vend. Tani, një muaj më pas, stafi i Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit të Deklarimit të Pasurive ka bërë kallzim penal ndaj kryeinspektores Zana Xhuka. Ky kallëzim përmban akuza për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe vjedhjes nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga nenet 248 e 135 të Kodit Penal.

Vogëlushja bionde mes romëve grekë, gjithë bota kërkon të dijë më shumë

Postuar në 21 Tetor, 2013 08:09

Një vogëlushe bionde në mes të një kampi romësh në Greqi. Zbulimi ka marrë përmasa botërore, edhe për faktin se disa raste fëmijësh të humbur a të grabitur, kanë mbetur pa përgjigje. Ajo quhet Maria, jeton mes një komuniteti romësh në Farsala të Greqisë dhe mediat britanike e kanë quajtur “Medlini e Greqisë”, sipas emrit të një vogëlusheje të humbur të një çifti britanik. E përditshmja “Daily Mail” ka shkruar e hedhur video në rrjet për këtë rast. Interesi i menjëherëshëm ndërkombëtar është shprehur përmes mbi tetë mijë telefonatave, në përpjekje për të gjetur familjen e vogëlushes.

Ilir Meta ndërmjetëson sherrin Thaçi-Limaj? Po, thotë Bota Sot

Postuar në 21 Tetor, 2013 06:55

Pati që atëherë zëra se arrestimi dhe kalvaret gjyqësore të ish ministrit të Transporteve dhe ish nënkryetarit të PDK-së së Thaçit, Fatmir Limaj, kanë ndodhur edhe me bekimin e Thaçit, ose i kanë leverdisur këtij të fundit. Ndërsa përplasja mes të dyve duket përfundimtare, pasi Limaj është angazhuar politikisht jashtë PDK-së, Bota Sot bën me dije se dje kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë jozyrtare në Kosovë. Kryeparlamentari shqiptar është takuar me ish-ministrin e Transportit, Fatmir Limajn në një nga restorantet e Prizrenit, thonë mediat kosovare.

Konflikti sirian. T.Shehu kërkon të mos rrihet duarkryq ndaj rreshtimit ekstremist islamik të ca shqiptarëve

Postuar në 21 Tetor, 2013 05:46

Me “kredencialet” e ish ministrit të Jashtëm, deputeti demokrat Tritan Shehu ka shprehur së fundi shqetësimin e tij mbi lajmet e vazhdueshme që shohin përfshirje të shqiptarëve me forcat ekstreme islamike në Siri, që luftojnë regjimin e Bashar al Asadit. Duhet thënë se çështja në fjalë, është realisht për t’u shqetësuar. Shkruan Shehu në fb: “Disa ditë më parë takova në Romë një nga drejtuesit e rezistencës demokratike siriane, një personalitet demokrat, profesor, me ide krejt perëndimore.

Spiropali “leqendis” Meidanin Jr me një artikull të panevojshëm e pak…patetik

Postuar në 21 Tetor, 2013 04:06

Ish drejtori i antikontrabandës në Doganat Shqiptare, Denion Meidani, foli të premten tek emisioni “Zonë e Lirë” i Arian Çanit, për pushimin nga puna nga ana e drejtoreshës Elisa Spiropali. Kjo e fundit ka shkruar një letër publike përmes rrjeteve sociale për të thënë të sajën dhe hedhur dritë mbi këtë histori.

Kuintalë të tërë heroine e hashashi, 71 pranga nga italianët. Spikasin shqiptarët

Postuar në 21 Tetor, 2013 03:17

Sa më pak të merren vesh shtetet, aq më shpejt e gjen “llafin” krimi. Në rastin konkret, më në fund ndodhi e kundërta: Një super-operacion antidrogë i shtrirë në Itali, Shqipëri, Bosnjë dhe Kosovë ka vënë në pranga 71 persona në këto vende, iniciuar nga prokuroria antimafia e Aquila-s.

Godina te Ekonomiku më në fund bie...

Postuar në 20 Tetor, 2013 15:05

Dukej si një ri-inskenim i King Kongut, por më nëfund, pas shumë përpjekjesh dhe mënyrash për ta rrëzuar, godina përballë fakultetit të Ekonomikut, është rrëzuar përfundimisht. Shembja e saj është bërë në mënyrë mekanike me ndërhyrjen e fadromës dhe të ushtrisë, pasi përpjekja e parë me anë të eksplozivit nuk ka qënë e sukseshme, pasi ajo vetëm sa e ka lëkundur dhe nuk ka mundur ta shembë godinën.

Shënim: Investime apo shpenzime rutinore?

Postuar në 20 Tetor, 2013 12:41

Në deklaratën për shtyp që bëri deputetja Jorida Tabaku, Zëdhënëse e Grupit Parlamentar të PD-së, akuzoi qeverinë se "për herë të parë në Shqipëri ne kthehemi 10 vite pas, ku borxhi nuk përdoret më për investime, ashtu siç i takon të jetë, por do të përdoret ekskluzivisht për shpenzime operative”. Por Tabaku nuk tregoi sesi është përdorur borxhi publik në vitet e qeverisjes së PD-së.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme