Arkiv-Lajme

Edhe celulari i kancelares gjermane mund të jetë përgjuar nga shërbimet e fshehta amerikane

Postuar në 24 Tetor, 2013 03:18

Çështja ka potencial të fortë shpërthyes në raportin gjermano-amerikan. Qeveria gjermane ka marrë informacione, sipas të cilave celulari i Kancelares ka të ngjarë të jetë përgjuar nga shërbimet e fshehta amerikane, deklaroi zëdhënësi i Merkelit Steffen Seibert, të mërkurën në mbrëmje (23.10.) në Berlin. Kancelarja ka telefonuar për këtë arsye Presidentin e SHBA-së Barack Obama dhe ka kërkuar një zbardhje të plotë dhe të shpejtë të çështjes.

VIDEO-LAJM: Apple zbulon versionin e fundit të iPad

Postuar në 24 Tetor, 2013 03:04

Gjiganti kompjuterik i Shteteve të Bashkuara, Apple, ka zbuluar versionin e fundit të tabletës iPad. “iPad Air” është 20 për qind më i hollë se modeli i mëparshëm dhe peshon vetëm 450 gramë. Në shitje do të dalë më 1 nëntor, duke filluar me çmimin prej 499 dollarësh.

 

Video:

http://www.evropaelire.org/media/video/25145337.html

Mjekët fshehin vdekshmërinë e foshnjave për të ruajtur reputacionin?

Postuar në 24 Tetor, 2013 02:54

Mjekët fshehin vdekshmërinë e foshnjave për të ruajtur reputacionin e materniteteve dhe pavijoneve që drejtojnë? Keshtu raporton e perditshmja Panorama, e cila shkruan: "Mjekët, për të ruajtur të pacenuar imazhin e pavijonit apo spitalit në të cilin punojnë, nuk i raportojnë në mënyrë korrekte rastet e vdekjes së foshnjave menjëherë pas lindjes. Për të mbrojtur statistikat, ata i regjistrojnë foshnjat e vdekura në momentet e para pas lindjes sikur kanë ndërruar jetë në barkun e nënës".

Politikë dhe asete

Postuar në 24 Tetor, 2013 02:43

Është vështirë të besohet se vizita e Erdoganit në Kosovë bëhet rastësisht në kohë fushate, siç është vështirë të besohet, po ashtu, se ai nuk do të përpiqet, mbase jo në mënyrë të hapur, ta ndihmojë Thaçin në fushatë - shkruan Imer Mushkolaj nën titullin ironik "Voto Erdoganin" në të përditshmen kosovare Express, lidhur me vizitën e Erdoganit në Kosovë.

Leonarda po mendon të kthehet në Francë

Postuar në 23 Tetor, 2013 15:46

Nëna iu sëmur dhe tërë natën nuk bëri gjumë, pasi Leonarda i tha asaj që po mendon seriozisht të pranojë ofertën e presidentit të Francës, François Hollande, që të kthehet atje për të vazhduar studimet. Në vendin ku banon në Mitrovicë, lagja “Tavnik”, pas deportimit të dhunshëm nga Franca, Leonarda Dibrani thotë të jetë nën presion të vazhdueshëm, por heziton të thotë se nga kush.

isohunt.com

Postuar në 23 Tetor, 2013 14:58

Hyni në http://isohunt.com/. Eshtë varri i një sajti torrentesh (mund ta quajmë, pa qenë shumë të saktë: pirat). Për gërmuesit e internetit ky është një lajm i trishtuar. Për ata që e përdorin Internetin vetëm si Facebook, do ta provojnë shijen kur dhe FB një ditë të kthehet në një varrezë. Në rastin konkret, isohunt.com, më shumë u vra sesa vdiq vetë. E vranë kompanitë e mëdha që duan të bllokojnë shpërndarjen me torrente të muzikës dhe filmave, që u heq miliarda nga duart.

Shënim nga një lexues: Botë urbanësh

Postuar në 23 Tetor, 2013 14:45

Në ResPublica na ka ardhur shënimi i mëposhtëm: Një pjesë e mirë e autobusëve urbanë në Tiranë nuk japin bilieta pasagjerëve. Numri i linjave të tilla duket se po shtohet përditë. Kështu një pjesë e urbanëve Qendër-Porcelan , apo atyre të Unazës nuk presin bilieta.Ja ç’ndodhi një ditë: Faturinoja i autobusit AA 122 DD kalonte me shpejtësi nga njeri cep i autobusit në tjetrin duke thirrur: Biletat,ju lutem,biletat! Qytetarët jepnin detyrimin, po biletat nuk u jepeshin. Kërkesës së disa qytetarëve për bilieta, faturinoja u përgjigjej me heshtje.

Erdogan: Turqia është Kosovë, Kosova është Turqi

Postuar në 23 Tetor, 2013 12:36

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, ka thënë para qytetarëve të shumtë që ishin mbledhur në sheshin e Prizrenit, se Turqia është Kosovë e Kosova është Turqi.

Kryeministri turk ka shtuar se “me ndihmën e Zotit këtë rajon do ta kthejnë në rajon të paqes, një rajon me kopsht lulesh”. Erdogan ka thënë se ashtu si stërgjyshit edhe ata do të vazhdojnë të ndërtojnë të ardhmen e dy vendeve. Ai u shpreh se “Turqia do të vazhdojë të jetojë në vëllazëri në këto toka”.

Parlamenti grek pezullon fondet për partinë Agimi i Artë

Postuar në 23 Tetor, 2013 11:23

Ligjvënësit grekë të martën votuan për pezullimin pa afat të ndihmës shtetërore ndaj partive politike të akuzuara për veprimtari kriminale, një lëvizje që ka në shënjestër partinë neo-naziste Agimi i Artë. Masa u miratua me 235 vota pro dhe asnjë kundër. Anëtarët e partisë Agimi i Artë u larguan nga parlamenti  pas debatit mbi këtë propozim.

Administrata Obama mohon artikullin e Le Monde

Postuar në 23 Tetor, 2013 11:22

Administrata Obama po mohon akuzat nga një gazetë franceze rreth aktiviteteve të zbulimit amerikan në atë vend, ndërsa Uashingtoni përballet me kritika të ashpra mbi pohimet e reja se ka spiunuar aleatët e tij.  
 Drejtori i zbulimit amerikan James Clapper publikoi një deklaratë mbrëmë ku thotë se arktikulli i gazetës Le Monde "përmban informacione të gabuara dhe mashtrime rreth aktiviteteve amerikane të zbulimit të jashtëm. "  

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme