Arkiv-Lajme
"Turqia është Kosovë, Kosova është Turqi", përkthyesi: " e kam përkthyer gabim"
Ndoshta është një tentativë për të zbutur gjakrat në rajon (Serbia ngrin pjesëmarrjen në aktivitete rajonale veç prej asaj fraze) por gjtihsesi,ka një shpjegim zyrtar që fraza e Erdogan është e keq-përkthyer.
Zëri raporton se përkthyesi për një kohë të gjatë i kryeministrit turk, Bekim Muftarevic ka thënë se deklarata e Rexhep Tayip Erdogan “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë” është përkthyer gabimisht.
Klosi: në qendrimin e Greqisë ka "pisllëk". Të rregullojë kufirin me Turqinë, fillimisht...
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Fatos Klosi ka thënë për “Shqiptarja.com” se këmbëngulja e qeverisë greke për të mos ndryshuar marrëveshja për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë (e hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese shqiptare) tregon se ka një pisllëk të madh. Klosi ka folur dhe për përgjimet që i janë bërë nga shërbimi sekret politikës e trupit diplomatik duke thënë se janë përtej kuadratit ligjor e se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë, ndërsa pret reformë e thellë.
Nesër, shpërthim i komanduar në Vlorë. Shteti do të tregojë që e ka seriozisht.
Për të treguar që shteti e ka seriozisht, nesër jo vetëm do të shembet dhe një tjetër 7-katësh në Vlorë, por do të jetë vetë Ministri i Rendit, Tahiri. Ministria e Brendshme ka njofton se do të ketë regjim të kufizuar të qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve në rrugën “Çamëria” në qytetin e Vlorës dhe rrugët dytësore të lidhura me të. Gjithashtu, lokalet përreth zonës do të jenë të mbyllura. Policia e Shtetit këshillon pronarët dhe administratorët e tyre që të mbajnë dritaret e lokaleve të hapura.
Strategjia e re e opozitës: Moho e sulmo gjithçka, sapo del nga goja e qeverisë!?
Duket se është jo më kaos, po strategji, fakti që nga opozita ka sulme agresive për çdo veprim të qeverisë, edhe kur ato mund të jenë veprime humanitare. Siç ishte për shëmbull, mbështetja e familjeve të policëve të vrarë, ku Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm premtuan që mos t’i lënë pa punë e as pa shtëpi, dhe të hapin dosjet e”tradhëtisë”.
Shqipëria hyn në “lojën e madhe”: mbron Azerbajxhanin, kundër Armenisë
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati i ka kërkuar Armenisë të njohë integritetin territorial të Azerbajxhanit, duke i bërë thirrje Armenisë të tërheqë trupat dhe duke kërkuar një zgjidhje paqësore në bazë të ligjit ndërkombëtar për konfliktin mbi rajonin “Nagorno-Karabakh”. Duke iu përgjigjur pyetjeve të Shoqërisë Evropiane të Azerbajxhanit (TEAS), Bushati tha se Armenia duhet të tërheqë forcat e armatosura nga territori i pushtuar, raporton agjencia azere e informacionit “Azertag”. Informacioni për intervistën ende nuk ekziston në faqen e Ministrisë së Jashtme.
Alastair Campbell i bën PR Edi Ramës, gjatë një interviste për The Guardian.
Campbell, guruja dhe zëdhënësi i Toni Blair në një intervistë për britaniken “The Guardian” i ka sugjeruar liderit laburist, Ed Miliband që të ndjekë shembullin e Edi Ramës gjatë fushatës zgjedhore.
“Udhëheqësi i laburistëve mund të përdorë videoklipet për t’u përballur me komentet mosbesuese”, thotë Campbell.
“Ai duhet të marrë rrezikun parasysh dhe të ndjekë shembullin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili u ballafaqua me kritikat kokë më kokë, duke dhënë shpjegime me anë të videove për komentet skeptike që mund të jepen gjatë fjalimeve.”
Si e sheh ish-Kryeministrin Berisha, Gjergj Lezhja: Një kryetar që për 20 vjet ishte kryetari i gjithë shqiptarëve
I akuzuar nën zë por dhe me zë nga “të tijtë” se ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve në PD, Gjergj Lezhja në një intervistë te Mapo flet për ri-punësimin e tij si këshilltar i z. Nishani pas ndërrimit të qeverive, duke e konsideruar si një vendim vetëm të Presidentit, në sajë të njohjes së vjetër të cilësive në punë.
Interesant është optika e z. Lezhja për ish-Kryeministrin (ballafaquar dhe me pas-ardhësin)
Dalipi dhe Bozdo, “sherr” online për lojërat e fatit. Secila palë pretendon se tjetra mbështeti "bixhozin"!
Në një deklaratë të sotme, Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, ish-zv/Ministër i Ekonomisë, Eno Bozdo, ka aluduar që sulmi ndaj kazinove “hedh hije të forta dyshimi, mbi seriozitetin e kësaj nisme e cila shpresojmë të mos përfundojnë në mbylljen e disa kazinove, për të fuqizuar disa të tjera, të miqve, partnerëve apo klientëve të pushtetit”. Madje, Bozdo flet për “mosvotimin në Këshillin Bashkiak [nga të majtët], për vendosjen e taksës të përkohshme për lojrat e fatit e cila kishte si qëllim zhvendosjen e tyre.
“Martesat gej”, Kristi Pinderi e konsideron “linçim” postimin e deputetes Mesila Doda
Postimit në Facebook të Mesila Dodës, i ëshët përgjigjur një nga krerët e shoqatës “ProLGBT”, Kristi Pinderi. Pinderi sqaroi që kërkesa për një ligj ka të bëjë me një koncept ligjor dhe jo fetar.
Bashkia Tiranë i përmend Ramës borxhe 80-milionëshe ndaj biznesit. A mos janë pak vonë?
Bashkia e Tiranës në një lëvizje që mban pak era cmirë i kërkon sot Edi Ramës të fusë në listën e borxheve ndaj biznesit, edhe borxhet e grumbulluara në Bashkinë e Tiranës kur ishte në drejtim të saj, që sipas nënkryetarit Eno Bozdo, shkon afro “80 milionë dollarë borxh, prej të cilëve rreth 35 milionë dollarë punë të papaguara, 24 milionë dollarë borxhe për vendime gjyqësore të papaguara dhe 20 milionë dollarë shpronësime.”