Klosi: në qendrimin e Greqisë ka "pisllëk". Të rregullojë kufirin me Turqinë, fillimisht...

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Fatos Klosi ka thënë për “Shqiptarja.com” se këmbëngulja e qeverisë greke për të mos ndryshuar marrëveshja për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë (e hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese shqiptare) tregon se ka një pisllëk të madh. Klosi ka folur dhe për përgjimet që i janë bërë nga shërbimi sekret politikës e trupit diplomatik duke thënë se janë përtej kuadratit ligjor e se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë, ndërsa pret reformë e thellë.
"Greqia ka afër 92 përqind të kufirin të saj detar të papërcaktuar ende me fqinjët. Ta rregullojë njëherë kufirin detar me Turqinë, shtet fqinj me të cilin ka afër 92 përqind të kufirit detar dhe pastaj të vijë tek Shqipëria për të rregulluar kufirin detar, ku me ne ka vetëm 8 deri në 10 përqind të kufirit detar në tërësi", thotë Klosi dhe shton se "Greqia po shfrytëzon rastin në këtë moment, po bën me Shqipërinë atë që ka bërë me Maqedoninë për disa vite duke e bllokuar për emrin si kusht për mbështetjen për anëtarësim në BE. Greqia po shfrytëzon dëshirën tonë për integrim në BE dhe bën gjëra të tilla, duke vënë kushte për mbështetjen për statusin. Për mua të gjitha këto veprime nuk janë të ndershme."
E plotë: http://www.shqiptarja.com/home/1/klosi-greqia-kembengul-per-kufirin-ketu...
Comments
Si gjithmone,zoti F.Klosi
<p>Si gjithmone,zoti F.Klosi prononcohet ne kohen e duhur</p><p>dhe me artikulimin me te qeruar qe ekspozojne mediet shqiptare.</p>
Add new comment