Arkiv-Lajme
“Roki” shqiptar në pranga. Kampion boksi dhe bravo i mafiozëve
Si Roki Balboa, por me itinerarin e anasjelltë. Para se rastësia ta fuste në botën e ndeshjeve të boksit profesionist, Roki i filmit të Stalones “bindte” borxhlinjtë të paguanin paratë për mafiozët. Ndërsa boksieri shqiptar, Oriol Kolaj, fitues i kampionateve italiane dhe europiane në peshat e mesme, rezulton se ishte “punësuar” edhe si bravo i klanit mafioz të Kazalezëve. Siç bëjnë të ditur mediat italiane, 30-vjeçari Kolaj është arrestuar nga policia e Romës bashkë me 15 vetë të lidhur me klanin në fjalë.
Shënim: A mjafton fjalia “u ndëshkuam me votë”, për tokën e djegur të lënë pas nga PD
U shndërrua në objekt batutash fjala e kryeministrit Rama në Kuvend javën e kaluar, kur ai bëri enumeracionin e boshllëkut të rezervave të shtetit me fasule, oriz etj etj. Sot në komisionin e sigurisë, ministri i Brendshëm Tahiri pohoi se situata ekonomike për përballimin emergjencave është alarmante. “Në dispozicion për përballimin e emergjencave kemi gjithsej vetëm 570 mijë lekë të vjetra, ose 570 dollarë. Kemi borëpastruese, disa makina, nuk kemi drejtues mjetesh. Nuk kemi sheqer, nuk e di por ishallah nuk kemi emergjenca sesi do ia dalim nuk e di.
Gjithë Europa (pse jo dhe bota) e përgjuar nga NSA. A do ishte skandal po të përgjoheshim edhe ne? Pak si zor…
Francezët janë përgjuar masivisht, spanjollët po ashtu. Gjermanët nga ana tjetër, jo vetëm që kanë qenë subjekt përgjimesh masive telefonike e kibernetike nga shërbimet amerikane të inteligjencës, por gazeta Bild njoftoi këtë javë se kancelarja gjermane Angela Merkel është përgjuar që prej vitit 2002 nga NSA, Agjencia Kombëtare e Sigurisë. Po sipas Bild, shefi i kësaj agjensie ombrellë, Keith Alexander kishte informuar presidentin Obama për përgjimet vetëm gjatë vitit 2010. Por ja që Obama kishte lejuar që ky përgjim telefonatash të vazhdonte.
Tatimet e Bodes, refuzim auditit të KLSH-së për 4 vite rresht. Përse nuk dihej më parë ky fakt?
Raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit për administratën tatimore, zbulon një fakt skandaloz, me të cilin është hapur sot GSH: Që nga 6 korriku i vitit 2009, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka refuzuar auditimet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, duke bërë që kjo administratë të mos u nënshtrohet monitorimeve. Bllokimi disavjeçar është kthyer në një "luftë të ftohtë" mes Tatimeve dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili që nga ajo periudhë ka kërkuar vazhdimisht që administrata t'u nënshtrohet auditimeve në bazë të ligjit.
Bulqizë, Gjiknuri vendos zhbirilimin e të gjitha lejeve të kromit
Nga sherret lokale, shitjet e pakontrolluara e të patatuara të mineraleve e deri tek humbjet e jetës (aksidente e vrasje), janë blloku i lajmeve që kanë ardhur këto vite nga Bulqiza dhe kromi i saj. Për herë të parë në fjalorin e publicistikës dhe gazetarisë shqiptare hyri termi “mafia e kromit”.
Doris Pack fut hundët aty ku s’i takon, por … bën një koment të saktë
Deputetja e Parlamentit Europian, gjermania Doris Pack, e mirënjohur këtyre anëve për shkak të pranisë së shpeshtë në Tiranë, bëri disa vërejtje të vetat dje në takimin që pati me parlamentarë shqiptarë. Ajo ish veçantërisht e shqetësuar për rastin e Denion Meidanit, shkarkimin e të cilit e solli dhe si provë të paligjshmërisë së një numri shkarkimesh të tjera, dhe në këtë mes iu desh të polemizonte me Ben Blushin, që nuk ra dakord me vërejtjet e saj.
Propozimi: Të akuzuarit për korrupsion, sekuestro të pasurisë
Një projektligj i ri i qeverisë, njofton gazeta Mapo, kërkon ndryshime në Kodin e Procedurës Penale dhe vendos që aktet e korrupsionit të hetohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe gjykohen në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Një tjetër zhvillim domethënës është edhe drafti që parashikon se pesë vjet pas vdekjes së një personi me funksione zyrtare, prokuroria ka të drejtë të kërkojë sekuestron e pasurive të tij nëse rezultojnë të vëna prej rryshfetit dhe akteve korruptive.
Përplasje policish tek selia e PSD-së. Gjinushi: Privatizim falso
Përshkallëzimi i konfliktit për lirimin e ndërtesës së selisë së PSD sot paradite, pa mbledhur në vendngjarje policinë e shtetit përballë asaj private, përmbarimin privat, pronarin e deklaruar të godinës dhe kreun social demokrat Gjinushi. Ja çfarë kanë deklaruar palët.
I kishte “dalë pronari”, përmbarimi tek selia e PSD-së së Gjinushit
Është përfolur prej kohësh togfjalëshi “i ka dalë pronari”, lidhur me selinë e Partisë Social Demokrate, në fillim të rrugës Fortuzi në kryeqytet. Prej disa ditësh, selia ishte e kyçur dhe godina ruhej nga një polic privat, ndërsa balkanweb njofton se sot përmbarimi ka mbërritur që në orët e para të mëngjesit për të ekzekutuar vendimin e gjykatës. Disa mjedise të ndërtesës dykatëshe që daton para viteve 40-të të shekullit të kaluar, ka qenë për njëfarë kohe edhe seli të Forumit për Demokraci, në vitin ’97.
Propozim ‘origjinal’ grek: Emërtimi i ri, Maqedonia sllavo-shqiptare
Që të vendosësh bashkë në një emërtim entiteti shtetëror, edhe denominimin “sllav”, edhe atë “shqiptar”, është një gjetje që në Ballkan mund ta bëjë vetëm Greqia. Fjala është për emrin e propozuar për Shkupin, siç e quan Maqedoninë Athina zyrtare, teksa në raundin e fundit të bisedimeve të zhvilluar fundjavën e kaluar në Nju Jork, negociatori grek Adamantios Vasilakis ka propozuar emrin Maqedonia sllavo-shqiptare, si zgjidhje kompromisi për të tejkaluar sherrin shumëvjeçar.
