Bulqizë, Gjiknuri vendos zhbirilimin e të gjitha lejeve të kromit

Nga sherret lokale, shitjet e pakontrolluara e të patatuara të mineraleve e deri tek humbjet e jetës (aksidente e vrasje), janë blloku i lajmeve që kanë ardhur këto vite nga Bulqiza dhe kromi i saj. Për herë të parë në fjalorin e publicistikës dhe gazetarisë shqiptare hyri termi “mafia e kromit”. Qeveria e re ka vendosur t’i rikthehet këtij kapitulli të trishtuar, teksa ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri urdhëroi ngritjen e Grupit të Punës për vlerësimin e përgjithshëm të aktivitetit minerar sipas detyrimeve të marrëveshjeve koncesionare dhe lejeve minerare të dhëna në rajonin krom-mbajtës.
Zyra për shtyp e ministrit ben me dije se grupi do të analizojë realizimin e programit të koncesionit, ndërsa do të kontrollohet edhe plotësimi i kushteve të sigurisë dhe të shëndetit në punë të punonjësve të punësuar në aktivitetin minerar. “Kontrolli përfshin gjithashtu edhe evidentimin e aktiviteteve të palicensuara që ushtrojnë veprimtari në këtë zonë. Në planin e punës do të jetë edhe kryerja e bilancit të rezervave të mineralit të kromit për secilën leje minerare, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të tyre, ashtu sikurse bilanci i realizimit të prodhimit të mineralit në vite, krahasuar ky me prodhimin e parashikuar në programet e secilës marrëveshje dhe leje minerare”, njofton ministria.
a.k
Comments
Po per vellain e Gjiknurit qe
<p>Po per vellain e Gjiknurit qe u emerua si keshilltar per IT tek Cani, a keni ndonje mendim per te ndare me ne? Se u ankuat per nepotizmin e Berishes...sidomos edhe keto ditet e fundit tek kontrolli i pasurive.</p>
Add new comment