Arkiv-Lajme
Martesat gay, Harasani flet amerikançe: Adami dhe Eva, jo Adami dhe Stivi
U prononcua kundër ligjërimit të martesave gay sipas propozimit të Avokatit të Popullit, edhe ish deputeti socialist Andis Harasani. Qëndrimi siç është bërë zakon, u shpreh përmes një postimi në fb, ku ai bën thirrje që të gjithë t’u thonë “jo” nismave të tilla. Harasani rendit arsyet: “1. Nuk është martesë, 2. Është kundër ligjeve të natyrës, 3. Në çdo rast do privojë një fëmijë nga nëna ose nga babai, 4. Promovon stilin e jetës homoseksuale, 5.Kthen një devijim moral në një të drejtë civile, 6. Nuk krijon familje, por një Bashkim natyror steril, 7.
Vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama, vizitë në Izrael. PD: Kë përfaqëson ai? PS: Shkoi me paratë e veta!
PD ka zbuluar sot udhëtimin e vëllait të kryeministrit Rama, Olsi Rama, në pjesëmarrjen në një aktivitet biznesmenësh në Izrael, dhe ka ngritur këto pyetje pëmes zëdhënëses Vorpsi:
"A është z.Olsi Rama, përfaqësues i ekzekutivit?
A është vëllai juaj përfaqësues i biznesit, dhe nëse po, a ka lidhje aktiviteti i tij me qeverinë dhe zyrtarët e lartë të delegacionit?
A është Olsi Rama i ftuar, turist, kureshtar i zakonshëm, apo cili është roli i tij në këtë vizitë? PD mbetet me shpresën se Kryeministri do të bëjë transparencë, ashtu siç ka premtuar”, tha Vorpsi.
Portret: Lamtumirë Lou Reed. Sot, nuk ishte ‘just a perfect day‘
Lideri i Velvet Underground dhe një nga pionierët e muzikës Rock, Lou Reed ka vdekur sot në moshën 71 vjeç. Lajmi është dhënë nga revista RollingStone. Lou Reed ishte kitarist dhe kompozitor me ndikim të madh e që ndihmoi në formësimin e muzikës së pesëdhjetë viteve të fundit.
PD, ngre kultin e heroit të Zhani Cikos dhe Nevila Nikës, por e bën me argumente jo shumë të besueshëm...
PD ka dalë në mbrojtje të dy Drejtorëve të hequr, Nevila Nika dhe Zhani Ciko, por argumenti mbrojtës lë shumë për të dëshiruar. Sipas zëdhënëses së PD-së, shkarkimi u bë se Rama do t’i hapë rrugë mediokritetit dhe znj nika e z. Ciko paskëshin qenë 2 barriera që do të pengonin “projektit të kryeministrit për të sunduar kudo”. Në të dyja rastet, mbetemi në një shije subjektive mbi çfarë konsideron PD “mediokritet” dhe mbi një skenar fantashkencë të 2 “Transformers”-ave që do të pengonin një plan global ogurzi.
Zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi tha se:
U shemb!
Ashtu siç ishte paralajmëruar, sot pak pas mesditës është realizuar shpërthimi i kontrolluar i ndërtesës shtatëkatëshe pa leje në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Sot, me sa duket ishin marrë masat që shpërthimi të ketë sukses.
Shembja është realizuar me anë të shpërthimit me eksploziv, ndërsa tashmë pritet pastrimi i territorit nga inertet, gjë që thuhet se
do të kryhet nga fadromat e INUK, ushtrisë dhe Bashkisë së Vlorës.
Një shqiptar na "nderon" në listën e të shumëkërkuarve nga FBI për vjedhje miliona dollarësh
Kanë qenë mediat amerikane që kanë dhënë lajmin se 6 shtetas rumunë së bashku me shqiptarin Fabjan Meme, kanë arritur që përmes internetit, të mashtrojnë me miliona dollarë qindra amerikanë, duke u shitur automjete dhe varka të shtrenjta, por që në fakt nuk ekzistonin.
Përmes kësaj skeme të sofistikuar ata kanë arritur të mashtrojnë qindra qytetarë amerikanë. Interpoli ka kërkuar ndihmë për kapjen e këtyre personave, ndërsa kreu i grupit ishte rumuni Nicolae Popescu.
Prokuroria e shpall nën hetim, Gjika: Paskan dalë në punë ditë diele veç për mua?
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika merret i pandehur për akuzën e falsifikimit të lejeve të ndërtimit të dy godinave njëra në lagjen Pavarësia dhe tjetran në bulevardin qëndror Vlorë-Skelë, në afërsi të Teatrit “Petro Marko”, në vendin e quajtur “Tre Rasat”.
Lajmi u bë publik nga Florinda Ballauri, drejtoreshë e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla në një deklaratë për shtyp në orën 10: 15 minuta të ditës së sotme, sipas A1 Report.
Merkel - 10 vjet e përgjuar nga amerikanët. Gjermania drejt përfshirjes së OKB-së
P { margin-bottom: 0.08in; }
NSA survejimi: telefoni Merkelit mund të ketë qenë i monitoruar 'për mbi 10 vjet'
Ndërsa zyrtarët gjermanë bëheshin gati për të udhëtuar në SHBA, Der Spiegel ka publikuar një dokument sekret të përgjimeve të NSA.
Xhufi: Ahmet Zogu e Sali Berisha, të vetmit që nuk ditën të vlerësojnë marrëdhëniet me Turqinë
Në një intervistë për SHQIP, Pëllumb Xhufi analizon marrëdhëniet e qeveritarëve shqiptarë me Turqinë, për të dalë në përfundimin se "qasja e Ramës ndaj këtij vendi kërkon të rregullojë dhe inkonsekuencat dhe gabimet e bëra në drejtim të marrëdhënieve me Turqinë nga qeveritë e PD-së"
Sa shanse ka Shqipëria në një betejë informatike ndaj kompanive të mëdha të basteve online?
Lajmi se Shqipëria ka bllokuar hedhjen e basteve “online” për qytetarët shqiptarë ka gjetur dje një jehonë të madhe në mediat botërore. Kjo, për shkak të interesave të mëdha ekonomike në këtë fushë, sipas Shqip,ndërsa Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se biznesi i lojërave të fatit është bërë strehë e parave të krimit të organizuar.