U shemb!

Ashtu siç ishte paralajmëruar, sot pak pas mesditës është realizuar shpërthimi i kontrolluar i ndërtesës shtatëkatëshe pa leje në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Sot, me sa duket ishin marrë masat që shpërthimi të ketë sukses.
Shembja është realizuar me anë të shpërthimit me eksploziv, ndërsa tashmë pritet pastrimi i territorit nga inertet, gjë që thuhet se
do të kryhet nga fadromat e INUK, ushtrisë dhe Bashkisë së Vlorës.
Komanda e shpërthimit u dha rreth orës 14:00 të së dielës. Më parë policia kishte marrë të gjitha masat për të siguruar perimetrin për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme, ndërsa në operacion u përfshinë edhe rojet bregdetare që ruajtën distancat duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve ujore në afërsi të zonës.
ne.su.
Comments
Po ndonje nga pallatet pa

Po ndonje nga pallatet pa leje te Koços ne Himare do shembet apo jo?

Ju zoteri, a ja kerkuar kete

Ju zoteri, a ja kerkuar kete gje qeverise qe kaloi???????

Nese keni fakte, ankohuni, bejini publike, mos derdellis ketu.

Une si qytetar i thjeshte

Une si qytetar i thjeshte duhet ti kerkoj qeverive prishjen e pallateve te jashteligjshme???!!!

Qe kur funksionoka keshtu??!! Dhe ne cilin vend te botes qeveria paska nevoje per nje kerkese nga nje qytetar i thjeshte per te prishur ndertime te paligjshme?

I dashur, deshira e mire per te menduar pozitivisht per qeverisjen e re, nuk duhet te te çoje te mendosh si nje idiot i vertete. Pa ofendim, po 4 pallate 11-12 kateshe ne nje vend ku nuk lejohen ndertime me me shume se 5 kate(me ligj te shkruar), jane shume me teper se prova publike, jane fakti ne syte e te gjitheve.

Shoqëria dhe media shqiptara
Shoqëria dhe media shqiptara duket se kanë nje problem të madh me vetveten kur lajmi kryesor (madje I Vetëm) I ditës eshte nje shembje e paligjshme/korruptive.
Kulmi arrin kur nje "eveniment" I tille ndiqet LIVE, minute pas minute duke "na bër me dije" edhe per shtyrrjen e kesaj ngjarjeje te shenuar
Te gjithe duam qe te

Te gjithe duam qe te lirohen hapesirat publike te zena padrejtesisht. Te gjitheve na pelqen qe askush te mos dale mbi ligjin por rasti konkret apo te ngjashmit e tij sjellin dy probleme serioze:

1- Nje objekt i dhene me leje (qofte edhe leje ne kundershtim me ligjin) nuk mund te prishet kurre ai vetem shpronesohet. Ju ltm mbani mend keto rreshta dhe kujtohuni kur pas disa vitesh pronaret e objektit te fitojne ne Strasburg ceshtjen kunder shtetit. Do te jemi serisht ne ata qe do na duhet te paguajme cdo qindarke te prones se tyre te shembur dhe te fitimit te munguar.

2- Si ajo godine ne Shqiperi ka zona te tera ... Golemi, Shengjini, Komuna e Parisit, Qesaraka, keshtjella e Kocos ne Qeparo ....etj etj. Perse u dashka qe dikush te kete kaq sh pushtet sa te vendose kush godine prishet dhe kush jo ??? Perse objekti me leje te dhene ne kundershtim me rregullat e urbanistikes ne skele duhet prishur dhe nuk u dashka bere e njejta gje me objektet e ndertuara me leje te dhena ne kundershtim me ligjin ne zonat e lartpermendura ???

E kuptoni dot sesa pushtet abuziv ka dikusht qe mund te marre vendime te tilla dhe cfare presioni financiar dhe politik mund te ushtroje ai ?????

Add new comment