Merkel - 10 vjet e përgjuar nga amerikanët. Gjermania drejt përfshirjes së OKB-së

P { margin-bottom: 0.08in; }
NSA survejimi: telefoni Merkelit mund të ketë qenë i monitoruar 'për mbi 10 vjet'
Ndërsa zyrtarët gjermanë bëheshin gati për të udhëtuar në SHBA, Der Spiegel ka publikuar një dokument sekret të përgjimeve të NSA.
Aludimet e reja u botuan një ditë më parë dhe tregonin se Agjencitë amerikane të zbulimit kanë monitoruar telefonin celular të Angela Merkel prej 10 vitesh. Zyrtarët gjermanë të shërbimeve sekrete janë tashmë të përgatitur për të udhëtuar në Uashington për të kërkuar shpjegime në mbikqyrjen e supozuar të kancelares.
Raporti i Der Spiegel thoshte se numri celular i Merkelit përgjohej nga Shërbimi Special i NSA-së që nga viti 2002 dhe mund të ketë qenë i monitoruar për më shumë se 10 vjet. Ajo ishte ende në listë - e shënuar si "GE Kancelarja Merkel" – pak javë para se Presidenti Barak Obama vizitoi Berlinin në qershor.
Gjermania dhe Brazili, diplomatët e të cilëve kanë qenë në survejim nga NSA, janë duke organizuar një koalicion të kombeve për të hartuar një rezolutë të OKB-së për të drejtën e privatësisë në internet.
ne.su.
Add new comment