"Turqia është Kosovë, Kosova është Turqi", përkthyesi: " e kam përkthyer gabim"

Postuar në 27 Tetor, 2013 04:08

Ndoshta është një tentativë për të zbutur gjakrat në rajon (Serbia ngrin pjesëmarrjen në aktivitete rajonale veç prej asaj fraze) por gjtihsesi,ka një shpjegim zyrtar që fraza e Erdogan është e keq-përkthyer.

Zëri raporton se përkthyesi për një kohë të gjatë i kryeministrit turk, Bekim Muftarevic ka thënë se deklarata e Rexhep Tayip Erdogan “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë” është përkthyer gabimisht.

Muftarevic ka shpjeguar se çfarë realisht kanë nënkuptuar fjalët e Erdoganit është se “Ai e ndjen veten si në shtëpi në Kosovë dhe beson se një qytetar i Kosovës do të ndihej si në shtëpi në Turqi”. “E njëjta gjë do të mund të thuhej edhe në Serbi, ku serbët në Turqi do të mund të ndiheshin si në shtëpi dhe anasjelltas”, ka thënë Muftarevic.

Ai ka shtuar më tej, se nëse Erdogani do të thoshte se “Kosova është Turqi” atëherë në Turqisht do të thuhej në këtë mënyrë, ““Kosovo Turk topragidir ili yurdu” që do të nënkuptonte “Kosova është territor i Turqisë”.

Fjalët sipas përkthyesit të Erdoganit janë përkthyer në mënyrë letrare e jo substanciale.

ne.su.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.