Një shans për Autoritetin Palestinez dhe ideja aktuale e deportimit të palestinezëve

Mediat në Izrael shkruajnë për një vizitë në New York të kreut të shërbimeve sekrete të Autoritetit Palestinez, Majed Faraj gjatë së cilës ka zhvilluar takime me homologë të CIA-s. Mediat në Izrael ënë në dukje se vizita pasoi deklarata të administratës Trump për të ndaluar hyrjen në SHBA të presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmmoud Abas dhe 12 zyrtarëve të tjerë.
Në këtë kuadër, vizita dëshmon një aspekt të diplomacisë palestineze nga Ramallahu, që aktualizohet në një kohë kur Jeruzalemi zyrtar ka bërë gjithçka të mundur për të asgjësuar Hamasin. Sulmi i fundit në Doha të Katarit pretendohet se ka agjësuar delegacionin e lëvizjes islamike që i lë Ramallahut mundësinë e përfaqësimit ekskluziv të palestinezëve, një zgjidhje që ndoshta do të preferohej nga Izraeli pasi AP nuk ka autoritet faktik në Gaza.
Në këtë të fundit, qeveria izraelite po ecën me veprimet ushtarake dhe zgjerimin e ngulimeve, ndërkohë që ministri i Financave, radikali Bezalel Smotrich, ka vënë në dukje se plani i deportiit të palestinezëve nga Gaza nuk duhet të sponsorizohet për shkak se ekziston mundësia që pas një viti palestinezët të kthehen.
Çështja e deportimit raportohet se do të dsikutohet javën e ardhshme me sekretarin amerikan të Shtetit, Marko Rubio, që do të vizitojë Izraelin.
Add new comment