Një shans për Autoritetin Palestinez dhe ideja aktuale e deportimit të palestinezëve

Postuar në 11 Shtator, 2025 20:44

Mediat në Izrael shkruajnë për një vizitë në New York të kreut të shërbimeve sekrete të Autoritetit Palestinez, Majed Faraj gjatë së cilës ka zhvilluar takime me homologë të CIA-s. Mediat në Izrael ënë në dukje se vizita pasoi deklarata të administratës Trump për të ndaluar hyrjen në SHBA të presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmmoud Abas dhe 12 zyrtarëve të tjerë.

Në këtë kuadër, vizita dëshmon një aspekt të diplomacisë palestineze nga Ramallahu, që aktualizohet në një kohë kur Jeruzalemi zyrtar ka bërë gjithçka të mundur për të asgjësuar Hamasin. Sulmi i fundit në Doha të Katarit pretendohet se ka agjësuar delegacionin e lëvizjes islamike që i lë Ramallahut mundësinë e përfaqësimit ekskluziv të palestinezëve, një zgjidhje që ndoshta do të preferohej nga Izraeli pasi AP nuk ka autoritet faktik në Gaza.

Në këtë të fundit, qeveria izraelite po ecën me veprimet ushtarake dhe zgjerimin e ngulimeve, ndërkohë që ministri i Financave, radikali Bezalel Smotrich, ka vënë në dukje se plani i deportiit të palestinezëve nga Gaza nuk duhet të sponsorizohet për shkak se ekziston mundësia që pas një viti palestinezët të kthehen.

Çështja e deportimit raportohet se do të dsikutohet javën e ardhshme me sekretarin amerikan të Shtetit, Marko Rubio, që do të vizitojë Izraelin.

Comments

Submitted by Adri (not verified) on

Sipas kesaj ideje Izraeli po punon ne favir te Autoritetit Palestinez. dmth po zhduku me nje menyre a nje tjeter Hamasin, i ngelet pasuesve te Jaserit te flasin per Palestinezet.
Pse me duket sikur e kam pare une kete filmin para disa kohesh?
Atehere kur rrufete binin mbi doktorin dhe i ngeli PD-ja Bashes.
Tani te shpresojme se Izraeli ka plan me te mire se ky i gjati (qe gjithmone ka mbajtur prane nje keshilltar me kesule), se duke gjykuar qe doktori erdhi perseri, i bie qe perpjekjet e Izraelit te vene per dhjam qeni.
Gjithsesi cdo krahasim i sistuates sone me ate te atyre calon ne te dyja kembet kembet

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.