Do ta njohim Palestinën shtet në kohën e duhur

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka deklaruar se Athina zyrtare do ta njohë Palestinën si shtet, por “në kohën e duhur”.
Greqia do të njohë shtetin e Palestinës. Çështja është kur, si dhe momenti që do të zgjedhim s të duhurin, për t’i dhënë një shtysë asaj që besoj se duhet të jetë synimi final i kësaj përpjekjeje që është zgjidhja e dy shteteve
tha Mitsotakis gjatë një fjale në Panairin e 89-të në Selanik.
Kryeministri grek ka mbrojtur marrëdhëniet e ngushta me Izraelin, me të cilin Greqia ndan partneritet strategjik, ndonëse ka shtuar se “kjo nuk e ka penguar qeverinë e tij të kritikojë ashpër Izraelin për mënyrën sesi po kryen operacionet në Gaza”.
Tema e njohjes së Palestinës është vendosur në agjendë prioritare politike ndërkombëtare, pasi Franca dhe Britania e Madhe deklaruan se do ta njohin atë si shtet gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Nga ana tjetër, ky qëndrim vlen edhe për një çështje tjetër me të cilin Athina zyrtare është e lidhur dhe do të duhet të shprehet përfundimisht. Kjo është njohja e Kosovës si shtet i pavarur, që herët apo vonë do të aderojë në Këshillin e Europës dhe me të cilën Greqia ka një marrëdhëniet formale të nivelit të ulët.
Add new comment