Arkiv-Lajme

Mesila Doda kundër martesave gej: “martesa,vetëm mes një burri e një gruaje”

Postuar në 26 Tetor, 2013 05:05

Ka ndezur debat Avokati i Popullit Totozani, me deklaratën e tij për të legalizuar martesat gej. Postimi i Znj. Doda, nga Facebook-u ka kaluar në të gjitha mediat.

Deputetja e PD, Mesila Doda thotë se:

72 vjeçari Neritan Ceka, Presidenti Nishani refuzon ta shkarkojë?

Postuar në 26 Tetor, 2013 03:54

Qeveria dhe Presidenti kanë hyrë në njëngërç sipas burimeve mediatike  për shkak të emrit të ambasadorit shqiptar në Romë, Neritan Ceka.

Rama shan “idiotë” kritizerët e Erdogan, që i bie të jenë “byrazerët” e vërtetë të tij

Postuar në 26 Tetor, 2013 02:55

“Këta janë idiotë”. Kështu e ka përmbledhur Kryeministri Rama mendimin e tij për kritikuesit e fotos së tij me Erdoganit, i pyetur nga Ilva Tare në Tonight, te Ora News ku Rama ishte i ftuar. “Kur e akuzon tjetrin për diçka pa fakte e akuzon për diçka që ti do të bëje në vendin e tij. Këta do bënin pakt me djallin ose e kanë bërë, do shisnin Shqipërinë në çdo ankand se e kanë bërë, si mund të kërcënojnë aleatet e këtij vendi”, vazhdoi më tej Rama me sulmet ndaj kritikëve.

Rama nuhat rrezikun e ndonjë gjobe të majme me CEZ-in çek, kërkon rrugë të tjera ligjore për të zgjidhur mosmarrëveshjen

Postuar në 25 Tetor, 2013 15:01

Kryeministri Edi Rama drejtoi sot, Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, veç vendimeve të tjera, kryesori ishte ai i përpjekjes së qeverisë për të zgjidhur mosmarrëveshjen mes CEZ dhe shtetit shqiptar. Kryeministri Rama njoftoi vendimin për ngritjen e grupit të punës të kryesuar nga ministri i Energjisë dhe Industrisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë CEZ, a.s. dhe shpjegoi edhe arsyet e kësaj sipërmarrjeje.

Drejtuesit rrugorë, “në rrugë”, zëvendësohen me të tjerë

Postuar në 25 Tetor, 2013 13:25

Shkarkohet drejtori i Policisë Rrugore në Tiranë, Luan Shehu, dhe në vend të tij emërohet Dritan Bonaj. Dritan Bonaj ka qenë më parë shef i Policisë Rrugore në Shkodër.

Një ditë më parë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi ka firmosur shkarkimet dhe emërimet e reja në krye të gjashë komisariateve nën varësinë e institucionit që ai drejton.

Komisariati nr 1: Ikën Nazmi Shuli, emërohet  Artjon Duka

Komisariati nr 2:  Ikën Dritan Dorda, emërohet Ilir Proda

Komisariati nr 3: Ikën Fredi Njumani, emërohet Ladi Laska

Kadare: Kosova –Turqi? E kam thënë prej kohësh mendimin tim te libri “Mosmarrëveshja”

Postuar në 25 Tetor, 2013 12:12

Kreu i qeverisë turke, Taip Erdogan, i qeverisë shqiptare Edi Rama dhe i asaj kosovare, Hashim Thaçi, mbajtën fjalime afeksionuese për marrëdhëniet shqiptaro-turke gjatë inaugurimit të terminalit të ri të Aeroportit të Prishtinës, më 22 tetor. Ndër të tjera, Rama e Thaçi thanë se turqit dhe shqiptarët janë popuj vëllezër, dhe e quajtën “vëlla” Erdoganin, ndërsa ky i fundit tha: Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë. Deklarime që kanë shkaktuar mjaft reagime, qofshin pozitive apo negative.

Open Data Albania: Thesi elektoral i Berishës, në tre muaj, për tri rrugë janë shpenzuar 10.93 miliardë lekë

Postuar në 25 Tetor, 2013 11:22

Open Data Albania është duke hulumtuar të dhëna mbi transaksione të kryera nga Thesari i Shtetit në vitin 2013, i cili përkon me vit elektoral, kundrejt transaksioneve të kryera në vitin e mëparshëm 2012. Periudha e marrë në konsideratë për këtë hulumtim është tremujori shkurt – prill 2012 përkundrejt tremujorit përkatës shkurt – prill të vitit 2013. Të dhënat e transaksioneve studiohen në formë krahasimore për të evidentuar nëse ka ndryshime në shpenzime, apo shpenzime specifikisht të cilësuara gjatë një viti elektoral.

Sondazhi në BW: Vetëm 34.3% e lexuesve e vlerësojnë ‘Shumë mirë’ qeverinë Rama në muajin e parë

Postuar në 25 Tetor, 2013 09:19

Muaji i parë i punës së qeverisë ‘Rama” ka marrë notën vlerësuese ‘Shumë mirë” nga vetëm 34.3% e lexuesve në sondazhin online të BalkanWeb. Prej disa ditësh lexuesit e BalkanWeb i janë drejtuar masivisht kategorise Sondazh duke votuar në sondazhin online me temë “Si e vlerësoni muajin e parë të punës së qeverisë 'Rama'?” që redaksia e lajmeve vendosi duke marrë shkas nga mbyllja e punës 1 mujore së qeverisë së re.

Shënim: Shpenzimet, detyrim ligjor; të ardhurat, parashikim

Postuar në 25 Tetor, 2013 08:35

Ligji për buxhetin e shtetit ose amendamenti i tij (si ai që u miratua dje në Kuvendin e Shqipërisë nëpërmjet votës pro për aktin normativ të qeverisë) ka një element të detyrueshëm dhe një parashikues. Elementi i detyrueshëm është zëri i shpenzimeve, si në total ashtu edhe për çdo sektor. Pas votimit në Kuvend të buxhetit apo amendamentit të tij, çdo tejkalim i shpenzimeve në total apo për një sektor të veçantë përbën shkelje të ligjit.

Ndryshime të rëndësishme ligjore në Greqi: Leje pune në BE për emigrantët shqiptarë

Postuar në 25 Tetor, 2013 07:04

Deri më tani, lejet kombëtare të rezidentit afatgjatë, apo ato dhjetëvjeçare, nuk ofronin edhe mundësinë e lëvizjes së lirë dhe punësimit në vende të tjera të BE-së, pavarësisht se Greqia kishte qenë e detyruar që ta praktikonte qysh në vitin 2006, në zbatim të udhëzimit të Komisionit Evropian, për statusin e rezidentëve afatgjatë të shtetasve tëvendeve të treta. Tani, emigrantët e ligjshëm që do të posedojnë lejen pesëvjeçare të rezidentit afatgjatë, do të mund të lëvizn lirshëm në gjithë vendet e BE-së dhe të punojnë në këto vende.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme