Rama nuhat rrezikun e ndonjë gjobe të majme me CEZ-in çek, kërkon rrugë të tjera ligjore për të zgjidhur mosmarrëveshjen

Kryeministri Edi Rama drejtoi sot, Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, veç vendimeve të tjera, kryesori ishte ai i përpjekjes së qeverisë për të zgjidhur mosmarrëveshjen mes CEZ dhe shtetit shqiptar. Kryeministri Rama njoftoi vendimin për ngritjen e grupit të punës të kryesuar nga ministri i Energjisë dhe Industrisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë CEZ, a.s. dhe shpjegoi edhe arsyet e kësaj sipërmarrjeje.
Ndërhyrja e qeverisë vjen si shpresa e fundit për të shpëtuar nga ndonjë gjobë e majme që CEZ çek ka kërcënuar autoritetet shqiptare për të paguar. Disa ekspertë kanë vlerësuar se shuma që mund të humbasë shteti shqiptar si pasojë e ankesës së CEZ për flakjen e saj nga Shqipëria mund të shkojë nga 600 milionë euro deri në një miliard euro.
Në fakt, CEZ, kohë më parë se të merrej një vendim për largimin e tij, kishte nxjerrë njoftim për shpallje shitjeje të aksioneve të saj në CEZ Albania, në mediat më të mëdha ndërkombëtare. Kjo lojë e dyfishtë nuk e pengoi CEZ-in që të kërkojë më tej, dëmshpërblim nga taksapaguesit shqiptarë dhe madje të nxisë qeverinë çeke të kërcënojë Shqipërinë për bllokim të integrimit në BE.
Zh.
Comments
Ah Berishe, Berishe me gjithe
<p>Ah Berishe, Berishe me gjithe lukuni... Do t'ju vije dita!!!</p>
Add new comment