Arkiv-Lajme
Deputetët në Prishtinë, nga 4 mijë euro dieta mujore. Po në Tiranë sa janë shifrat?
Përpos pagës mujore, një pjesë e madhe e deputetëve të Kuvendit të Kosovës marrin edhe mijëra euro të tjera për pjesëmarrje në seancë edhe nëpër komisione parlamentare.
Vdekja e telekomanduar
Një raport i paraqitur nga Amnesty International, për sulmet vdekjeprurëse ndaj civilëve në Pakistan nga avionët e telekomanduar amerikanë, është shqetësues. A janë sulmuar me të vërtetë gra dhe fëmijë të pafajshëm? Apo punëtorë në punë të vet duke pirë çaj në mbrëmje?
Mustafa Nano mbështet Alma Lamën në 'denoncimin' për Erdogan-in
Në një shkrim të publikuar dje, Alma Lama, deputete e pavarur e parlamentit të Kosovës, ka nxjerrë në shesh një detaj shumë interesant nga një takim që ajo, tok me deputetë e zyrtarë të tjerë kosovarë, ka patur në Turqi me Rexhep Taip Erdoganin. Lama na bën me dije se shqetësimi kryesor i të zotit të shtëpisë në atë takim ka qenë xhamia e Prishtinës.
Mustafa Nano në Zululandin e tij në DITA shkruan:
Barroso: I gjithë Ballkani në BE
Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso është shprehur pro anëtarësimit në BE të të gjithja vendeve të Ballkanit. Në një intervistë për gazetën e njohur gjermane "Bild" të mërkurën, Barroso u shpreh se nuk duhet të harrojmë se shumë nga këto vende vetëm para pak vitesh kanë zhvilluar luftë me njëri-tjetrin.
Kur aeroportin e ndërtojnë turqit... shqipja neglizhohet!
Terminali i ri në Aeroportin e Prishtinës po promovohet me pompozitet nga kryeministri turk, Rexhep Erdogan së bashku me dy kryeministra shqiptarë, Edi Rama dhe Hashim Thaçi. Ndërkohë nëpër forume dhe rrjete sociale kanë marrë dhenë gabimet drejshkrimore që vërehen atje.
Në http://www.skyscrapercity.com ishte postuar një fotografi ku vendi për vendosjen e valixheve shumë të mëdha ishte shkruar gabimisht “Valixhet me Spërmasa te Mëdha”.
Ikonat e sekuestruara Thimios... mund të jemi nxituar ca?!
Dijeni për “thesarin” e tij kanë pasur dijeni edhe ministria dhe deputetë, pasi ai i ka lajmëruar edhe me shkresa zyrtare, shkruan Shqip në lidhje me sekuestrimin e ikonave.
Tirana sipas dy vajzave serbe nga një fshat i Kosovës
Familja me katër anëtarë Spasiq është nga fshati Bogoshevc. Vajzat e tyre Radica dhe Dragica e kanë internetin si dritaren e vetme, që i lidh me botën. Por lexoni cgare thone vajzat ne nje reportazh te Deutsche Welles:
Energji bërthamore? Me gjithë qejf
Paks, një qytet i vogël në Hungarinë qendrore, me pamje të bukur buzë Danubit. 20.000 banorë. Çdo banor e njeh atë. Emri i këtij vendi është sinonim për centralin bërthamor, që ndodhet këtu - centrali i vetëm në vend: katër reaktorë sovjetikë të ujit me presion, me një kapacitet të përgjithshëm prej 2000 megavatësh. Centrali ka nisur nga puna në vitin 1983. Së bashku, këta reaktorë prodhojnë 40 përqind të nevojës që ka Hungaria për energji.
Shënim: Akuzat financiare të PD-së, përballë dy pyetjeve. A di gjë opozita për bixhozin ilegal dhe mashtrimin me tvsh-në?
Në këto ditë që gëlojnë edhe nga lajmet ekonomike (shumica dekurajuese), opozita e djathtë nuk ngurron të akuzojë qeverinë se e ka shkrirë sektorin e hetimit të krimit ekonomik, pasi ky i fundit paskësh hetuar të pabërat e eksponentëve të majtë. Pyetja e parë që u shkon në mendje njerëzve, është bërë ndërkaq: Çka bërë qeveria e djeshme me këto hetime? Çfarë ka zbuluar? Opozita e sotme, merakun më të madh ka hetimin e kritereve të emërimit të kreut të ri të policisë.
Kujtimet e Fergusonit: Trimi Nemanja Vidiç, më 2009 mund të linte M.Utd për të shkuar në Kosovë!
Nuk është lajm i ri nacionalizmi i thekur, i sëmurë i serbëve, e aq më shumë i disa sportistëve të tyre me emër, të cilëve e ashtuquajtura kauzë kombëtare ua errëson shikimin dhe gjykimin. Ish futbollisti Sinisha Mihajlloviç ka patur disa shfaqje të këtij lloji. Por materiali më i freskët vjen nga libri me kujtime i trajnerit të njohur Sir Alex Ferguson, që ka bërë publike pjesët kryesore të autobiografisë.