Tirana sipas dy vajzave serbe nga një fshat i Kosovës

Postuar në 23 Tetor, 2013 04:02

Familja me katër anëtarë Spasiq është nga fshati Bogoshevc. Vajzat e tyre Radica dhe Dragica e kanë internetin si dritaren e vetme, që i lidh me botën. Por lexoni cgare thone vajzat ne nje reportazh te Deutsche Welles:

"Radica ka qenë vitin e kaluar për pushime në Durrës. Ndërsa në Tiranë shkojnë shpesh për të pirë kafe, apo për të shëtitur. Deri në Tiranë u duhen rreth dy orë e gjysmë, sepse rruga është shumë e mirë. „Tirana është shumë e bukur. Ai qytet më pëlqen shumë, sepse atje ka shumë njerëz të arsimuar dhe secili i shikon punët e veta. Askush nuk të shikon se çfarë bën dhe nuk shikon në tavolinën tjetër. Mund të sillesh si të duash. Jeton jetën tënde. Kjo më pëlqen shumë", pohon Radica. Në Shtërpce ajo ka kryer shkollën e mesme. Dëshira e saj është të bëhet police e Kosovës. "Do të doja të bëhem police, sepse e dua drejtësinë. Ky është shkaku. Shërbimi është shërbim, e shoqëria shoqëri, kështu do të veproja", thotë Radica. Në Bogoshevc aktualisht jetojnë dhjetë persona. Para luftës së Kosovës ka qenë shumë më shumë. Numri më i madh i shtëpive të ndërtuara për serbët, që duan të kthehen, ka mbetur i zbrazur..." a.n.

 

http://www.dw.de/serb%C3%ABt-q%C3%AB-shkojn%C3%AB-p%C3%ABr-a...

Comments

Submitted by Arnaut (not verified) on

<p>Keta nuk kane mjete per te riparuar shtepine por kane per te ardhur ne Tirane per qejf. Hajde gazetar hajde. Jane mbushur gazerat me perralla me mbreter.</p>

Submitted by raimond vlonjati (not verified) on

<p>Per Tiranen e kane mire, se aty jane mbledhur gjithe te shkolluarit dhe te pasurit &nbsp;e Shqiperise , dhe ka shume gjalleri ne lokalet e Tiranes -Ka tamam jete moderne&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.