Barroso: I gjithë Ballkani në BE

Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso është shprehur pro anëtarësimit në BE të të gjithja vendeve të Ballkanit. Në një intervistë për gazetën e njohur gjermane "Bild" të mërkurën, Barroso u shpreh se nuk duhet të harrojmë se shumë nga këto vende vetëm para pak vitesh kanë zhvilluar luftë me njëri-tjetrin.
"Anëtarësimi në BE u ofron atyre më shumë perspektivë, ai është një instrument i rëndësishëm për paqen në rajon. Sigurisht është më mirë të anëtarësojmë vendet e Ballkanit në bE, se sa t'i lejojmë të bien humnerën e errët të destabilizimit. Në plan afatgjatë ne duhet t'i pranojmë të gjitha shtetet e Ballkanit", - tha Barroso për gazetën Bild.
Edhe për Turqinë dera e BE-së duhet të mbetet e hapur, tha Barroso në intervistën për "Bild". Ky vend është një vend me rëndësi të madhe ekonomike, gjeopolitike, reformat e të cilit janë në interes të BE-së. Megjithatë është e qartë, u shpreh Barroso, se Turqia duhet të përmbushë më parë të gjitha kriteret. a.n.
Comments
Per Ballkanin mire ,po si do
<p>Per Ballkanin mire ,po si do ta presin kete lajm shume te tjere ne vende te Eu qe kjo u sjell moskenaqesi dhe nje arsye me shume per te dale nga EU,e pastaj i bie qe ne te hyjme e ata te dalin.</p>
Add new comment