Energji bërthamore? Me gjithë qejf

Postuar në 23 Tetor, 2013 03:58

Paks, një qytet i vogël në Hungarinë qendrore, me pamje të bukur buzë Danubit. 20.000 banorë. Çdo banor e njeh atë. Emri i këtij vendi është sinonim për centralin bërthamor, që ndodhet këtu - centrali i vetëm në vend: katër reaktorë sovjetikë të ujit me presion, me një kapacitet të përgjithshëm prej 2000 megavatësh. Centrali ka nisur nga puna në vitin 1983. Së bashku, këta reaktorë prodhojnë 40 përqind të nevojës që ka Hungaria për energji.

Rreth 2500 banorë, rreth një e treta e të gjithë fuqisë punëtore në vend është e punësuar në centralin atomik dhe fiton rreth 1200 euro në muaj - afërsisht sa dyfishi i rrogës mesatare të Hungarisë. Prandaj nuk është çudi pse mbështetja për energjinë bërthamore është kaq e lartë aty. Por edhe në pjesët e tjera të vendit, hungarezët kanë qëndrim pozitiv ndaj energjisë bërthamore. Madje edhe klasa politike e armiqësuar në kampe të ndryshme politike në këtë pikë ka të njëjtin mendim: energjia bërthamore duhet të zgjerohet. Hungaria dëshiron t'i modernizojë katër blloqet në Paks si dhe ndërtojë dy blloqe të reja. Jo më larg se fillimi i javës së kaluar (14.10.2013), kryeministrat e vendeve të Vishegradit, Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria përforcuan në një takim të përbashkët qëndrimin e tyre pro energjisë atomike dhe njëkohësisht i kërkuan BE që të mos miratojë direktiva për energjinë atomike. Se çfarë burimesh energjitike shfrytëzon në mënyrë parësore një vend, kjo nuk duhet të vendoset në Bruksel, deklaruan kryetarët e qeverive. a.n.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.