Arkiv-Lajme
Kurti: Pa e hequr Thaçin nga pushteti, nuk hiqet Daçiqi nga Kosova
Të shtunën, me 19 tetor, në tubimin e madh në Prizren, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, lidhur me vizitën e sotme të Daçiqit në Kosovë, tha se: “Para disa muajve, kryeministri i Serbisë Daçiq, ky fëmijë politik e nxënës i devotshëm i Millosheviqit, erdhi në Prizren dhe piu ujë në shatërvan. Sot në mëngjes, i njëjti ka hyrë sërish në Kosovë, gjithçka në marrëveshje me kryeministrin e Kosovës, i cili nuk po merr vesh dhe po i jep ujë Serbisë në Kosovë. Pa e hequr Thaçin nga pushteti, nuk hiqet Daçiqi nga Kosova”.
Shënim: Paparazzi kap Ramën me benz privat. Duhet t'i kërkojmë të përdorë benzin e blinduar me targa shtetërore?
P { margin-bottom: 0.08in; }
Ka qenë sot Panorama që përmes një foto-lajmi sjell në vëmendje faktin që Kryeministri i Shqipërisë lëviz me një makinë me targa private në të gjitha aktivitetet zyrtare. Gazeta jep edhe targën dhe modelin - “Benz Mercedes” të zi S-Class, AA694HP – për të theksuar më pas se të gjithë paraardhësit e tij kanë përdorur makina me targa zyrtare. Madje, gazeta e mbyll lajmin me një pyetje-koment kur shkruan se "nuk e dimë se kur do të fillojë ta përdorë këtë targë Kryeministri i sapo zgjedhur, Rama".
Rama në RAI3: "Italianët? Shqiptarë të veshur në Versace..."
Rama do të shfaqet nesër (e dielë, 20 tetor) në emisioninEstOvest në 11:10 në RAI3, një program që prej 10 vitesh flet për vendet e Europës Lindore. Intervista, bazuar te ekonomia e kultura, këtë radhë ka në fokus kryeministrin e ri shqiptar, Rama dhe marrëdhëniet mes dy vendeve tona. "Era Rama" thotë reklamae emisionit e cila hapet me një batutë të Ramës që thotë:
“Italianët? Shqiptarë të veshur nga Versace”
Shkupi i mohon pronën nipit të Nënë Terezës
Ndërkohë që Maqedonia mburret (madje kërkon edhe “pronësinë”) me Nënë Terezën, nuk i njeh nipit të saj pronën në qendër të Shkupit.
Është gazeta Zëri që raporton se Gombar Alojz, nipi i nobelistes shqiptare, po kërkon pronën e tij të trashëguar në qendër të Shkupit, por kërkesa e tij ka rënë në vesh të shurdhër të autoriteteve të Kryqytetit maqedonas. Vite me radhë Gombar Alojz, një argjendar i njohur në Shkup, ka kërkuar të drejtën e pronës së tij të trashëguar nga familja Bojaxhiu, për të cilën disponon të gjitha tapitë, dëshmitë dhe dokumentacionet përkatëse.
Babai i Leonardës së përzënë nga Franca: “nuk jemi kosovarë...”
Është bërë çështje kombëtare (në Francë) mbërthimi nga autobusi i shkollës për ta ekstraduar Leonarda Dibranin. Por, ndërsa në Paris kanë nisur protestat, babai i Leonardës ka deklaruar për Associated Press, se pretendimi që janë nga Kosova nuk është i vërtetë, dhe se ishte bërë me qëllim që të nxisnin më shumë keqardhje dhe të mund të merrnin azil politik. Por kjo gënjeshtër nuk ka funksionuar dhe familja Dibrani është kthyer në Kosovë.
“Revanshi rozë” i Presidentit, “folklor me çmim të ulët...” sipas Minxhozit që i kërkon të faktojë autorësinë e shkresave
Në editorialin e kësaj jave te Revista Java, Skënder Minxhozi duke iu referuar debatit mbi aktin normativ në Kuvend, trajton atë që e quan si “lajmi i vërtetë i debatit parlamentar [që ishte] polemika në distancë e qeverisë me Presidentin Nishani”. Sebep u bë përmendja e disa shkresave të firmosura nga Presidenti Nishani para disa vitesh, kur ishte akoma funksionar partie dhe të publikuara nga shtypi i përditshëm. Në ato shkresa, Presidenti i sotëm, largonte njerëz nga puna për shkak të bindjeve të supozuara politike].
Fatos Klosi nuk e hedh poshtë "Katovicën" por thotë se nuk e realizuan dot
Palët janë të ndara në lidhje me dokumentin e "Katovicës shqiptare", dhe listës së atyre që deklarohen i shtohet edhe Fatos Klosi, ish shefi i SHISH, i cili nuk e hedh poshtë si platformë, por e kundërshton mundësinë që të jetë realizuar.
Miliarderi Lapo Elkann: jezuitët më kanë abuzuar...
Në qendër të skandsaleve seksuale para disa vitesh (një trans u gjend i vdekur në pishinën e tij pasnjë nate të gjatë orgjish) Lapo Elkann, nipi i Avokatit Agnelli, themeluesit të një prej grupeve më të mëdha të biznesit në Itali dhe Europë, Fiat dhe "Exor", pronar i Juventusit, ka pranuar për mediat italiane se i vogël është abuzuar seksualisht.
Drejtoresha e kazinove: "Kam pasur shumë ndërhyrje! Lojërat e fatit, të zhvendosen në periferi."
P { margin-bottom: 0.08in; }
"Kryeministrja e kumarit" për Dita-n është Luneda Sufali, Drejtoresha e re e Ramës për Njësinë e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Në një intervistë-portret sot, ajo thotë përgazetaren Entela Resuli: "Jam përballur me një aksion që është përfolur shumë këto ditë. Kanë qenë ditë të vështira, por kjo më ka bërë që të njoh njëherazi shumë detaje të këtij tregu..."
Çmenduria: emigranti shqiptar nga Lezha, lider neonazist në Itali
P { margin-bottom: 0.08in; }