Drejtoresha e kazinove: "Kam pasur shumë ndërhyrje! Lojërat e fatit, të zhvendosen në periferi."

Postuar në 19 Tetor, 2013 04:12

P { margin-bottom: 0.08in; }

"Kryeministrja e kumarit" për Dita-n është Luneda Sufali, Drejtoresha e re e Ramës për Njësinë e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Në një intervistë-portret sot, ajo thotë përgazetaren Entela Resuli: "Jam përballur me një aksion që është përfolur shumë këto ditë. Kanë qenë ditë të vështira, por kjo më ka bërë që të njoh njëherazi shumë detaje të këtij tregu..."

Pranon se ka patur shumë ndërhyrje dhe thotë: "e kuptoj përse. Është një sektor ku lëvizen shumë para dhe shumë interesa, por nuk ka më miq në këtë punë. Të gjithë duhet të kuptojnë që miku më i mirë është ligji. Dalja prej tij krijon jo vetëm probleme mes operatorëve dhe shtetit por edhe probleme të rënda sociale për shkak të specifikës së kësaj fushe. Nëse kërkoni mendimin tim personal, unë jam për pozicionimin e lojërave të fatit dhe kazinove në periferitë e qyteteve", thotë për DITA-n, Sufali.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.