Arkiv-Lajme
FSHF: Januzaj të vishet kuqezi, gjithçka tjetër që është thënë, është e kot dhe e pa vlerë
Pas intervistës së dhënë mbrëmë në “Koha TV” të Kosovës, ku babai i talentit 18-vjeçar të Mancester Junajtid (Adnan Januzajt), Abedini, akuzonte rëndë Federatën Shqiptare të Futbollit për amatorizëm dhe për mungesë interesimi për djalin e tij, ka ardhur reagimi i kësaj të fundit. FSHF-ja, në një komunikatë për shtyp shprehet se në mes të dy “brigjeve”, talentit Januzaj dhe atyre që e kërkojnë atë, janë vendosur barriera psikologjike me bazë nacionaliste, origjine dhe të kaluarës së tij familjare.
Vazhdon komedia e Këshillit Bashkiak të Tiranës, të majtët gjejnë derën kyçur, mblidhen në paradhomë!
Të djathtët u mblodhën të enjten edhe pa pasur kuorum. Njazi Kosovrasti, i shkarkuar nga të majtët si kryetar i Këshillit Bashkiak, tha në këtë mbledhje se ka paraqitur dorëheqjen, duke u hapur rrugë të majtëve, që janë shumicë në këtë këshill të vazhdojnë punën e tyre. Të majtët kishin lajmëruar një mbledhje për të premten pasdite, por e kanë gjetur të kyçur derën e sallës së mbledhjeve. Bashkia thotë se e ka kyçur derën për shkak se nuk ka pasur një njoftim zyrtar për mbledhjen e Këshillit.
Shkarkohen të gjithë zëvendësdrejtorët e Krimeve të Rënda
Ndryshime të tjera janë bërë në kupolën e Policisë së Shtetit, ku rreth 12 zv/drejtorë të hetimit të Krimeve të Rënda janë shkarkuar nga detyra. Urdhri është firmosur ditën e sotme, ku të gjithë zv/drejtorëve të hetimit të Krimeve të Rënda, në të 12 drejtoritë e policive në 12 qarqe u është komunikuar sot shkarkimi nga detyra. Ky vendim ka ardhur pas ndryshimeve në strukturën e Policisë së Shtetit dhe emërimit të drejtorëve të rinj të policisë në të gjitha qarqet e vendit.
Skema gjigante mashtrimi me faturat e TVSH-së, dhjetëra milionë euro rimbursim firmave fantazma nga Kina
Dihet gjendja e financave publike, por nuk është folur asnjë herë si sot. Ministri i Financave Shkëlqim Cani deklaroi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë se në administratën tatimore janë konsumuar krime, me pasojë dëm financiar për buxhetin. "Ajo që është më shqetësuese për mua dhe që të jeni të bindur që jam duke e ndjekur, ka deri vepra penale në administrimin e fiskut në Shqipëri", ka thënë Cani.
Dritë në histori, nis projekti ballkanik për dixhitalizimin e arkivave osmanë
Siç dihet, një pjesë e mirë e historisë sonë është e paqyruar në arkivat osmanë, të cilët, për shkak të mungesës së fondeve dhe të osmanologëve, nuk po shfrytëzoheshin si duhet. Ndaj TIKA (Agjencia Turke për Zhvillim) mori përsipër përgjegjësinë për sjelljen e pajisjeve që nevojiten për të dixhitalizuar 5000 dorëshkrimet e periudhës osmane që arrijnë gjithsej 900 000 faqe në Bibliotekën Kombëtare të Maqedonisë “Shën Kliment Ohridski” në Shkup. Projekti është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë ruajtjeje që shtrihet në Shqipëri, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Kroaci dhe Kosovë.
Kriza në SHBA: Për momentin lumi u kalua, por “kali mbeti në anën tjetër”, thonë ekspertë të njohur botërorë
Kongresi amerikan miratoi të mërkurën rihapjen e qeverisë dhe e rriti autoritetin e qeverisë për të marrë borxh mjaftueshëm sa për të funksionuar deri në shkurt të vitit të ardhshëm. Por marrëveshja nuk bëri asgjë për të zgjidhur debatin e ashpër që solli krizën. Shumë besojnë se përplasja pa kompromis do të rikthehet brenda pak muajsh. Plani krijon një forum që duhet të hartojë një marrëveshje të përhershme buxhetore, por askush nuk beson se forumi do t’ia dalë.
Mustafaj: PD, me kokë, por pa trup; një pjesë e madhe e demokratëve janë të trembur e të çoroditur; një pjesë tjetër, të mërzitur me udhëheqjen e saj
Ish-drejtuesi i lartë në PD, Besnik Mustafaj në një intervistë për TCH, apelon për një opozitë konstruktive. Ai këshillon partinë e tij që të shmangë bojkotin dhe t’i kthehet rrugës institucionale. “Shohim një opozitë pa strategji, një opozitë reaktive që nuk përkon me faktin që PD është e vjetër në skenën politike shqiptare, e sprovuar në opozitë dhe qeverisje dhe është e pafalshme që nuk ka një strategji në opozitën e saj, që nuk i shkon profilit dhe potencialit të saj. Sot PD është me kokë, por pa trup.
Edhe një zë tjetër për “Katovicën” – kësaj rradhe Fatos Klosi
Pas Servet Pëllumbit, Fatos Nanos dhe Sali Berishës, edhe Fatos Klosi bëhet pjesë e debatit nëse platform “Katovica” është zbatuar apo jo në Shqipëri. I ftuar në emsionin DEBATI NE CHANNEL ONE të gazetarit Roland Qafoku Ish shefi I shërbimit sekret deklaroi se PPSH ka tentuar ta realizojë platformën e Katovicës në Shëipëri, por ka dështuar.
“Katovica”! Pëllumbi: Berishës i bëhet nder ta quash stalinist; Dalip Greca: E kam botuar 15 vjet më parë, ma ka dhënë një deputet i PD-së
Ka ditë që vazhdon debati i “Katovicës” së Servet Pëllumbit, i cili provon me anë të një dokumenti se në Shqipëri është zbatuar Katovica. Berisha e quajti Servet Pëllumbin sovjetikun e fundit në politikë, ndërsa vetë Pëllumbi, duke folur për gazetën Dita, thotë se po ta quajë Berishën stalinist, i bën nder. Ndërkohë, gazetari Dalip Greca ka treguar se si e ka botuar dokumentin e Katovicës për herë të parë në gazetën Republika, 15 vjet më parë. Ai thotë se dokumentin ia dha deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Malasi.
Udhëtimi me BelleAir, një aventurë stresuese për pasagjerët shqiptarë, shkruan shtypi i huaj
Megjithëse ka patur ankesa të vazhdueshme për kompaninë BelleAir si në Prishtinë edhe në Tiranë, gjendja po ngelet e njëjtë, thonë udhëtarët që udhëtojnë me avionët e kësaj kompanie. Këtë fakt e kanë vënë re edhe mediat e huaja, të cilat janë prononcuar herë pas here. Kështu psh, “Basler Zeitung” shkruan për mashtrimet e Bellair e cila ka vazhduar të shes bileta më shumë se sa që ka vende në aeroplanët e saj..