Proces i thellë hetimi për gradat në Polici, abuzime dhe selektime skandaloze në përftimin e tyre

Oficerët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit do t’i nënshtrohen një procesi të thellë hetimi, në lidhje me përftimin e gradave. Bëhet e ditur në media se një grup oficerësh të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, në polici, kanë shkuar në Policinë e Shtetit për të nisur verifikimin e gradave për të katër nivelet e gradave; zbatues, të parë, të mesëm dhe të lartë. Sipas të dhënave, dyshohet se në procesin e lëshimit të gradave ka pasur abuzime, pasi janë graduar persona që kanë shkelur hapur ligjin “për Policinë e Shtetit”.
Dyshohet se në këto 8 vite janë bërë selektime në mënyrën e ecurisë në gradë të oficerëve të ndryshëm, duke dhënë edhe gradime për oficerë policie që nuk e meritojnë. Mësohet se grupi hetimor do të ketë më shumë në fokus, verifikimin e marrjes së gradave nga kryekomisar deri te drejtues i parë, sepse këtu dyshohet se janë kryer shkeljet më të mëdha. Ata personat që gjenden me shkelje ligjore do çohen për ndjekje penale.
Zh.
Add new comment