Mustafaj: PD, me kokë, por pa trup; një pjesë e madhe e demokratëve janë të trembur e të çoroditur; një pjesë tjetër, të mërzitur me udhëheqjen e saj

Ish-drejtuesi i lartë në PD, Besnik Mustafaj në një intervistë për TCH, apelon për një opozitë konstruktive. Ai këshillon partinë e tij që të shmangë bojkotin dhe t’i kthehet rrugës institucionale. “Shohim një opozitë pa strategji, një opozitë reaktive që nuk përkon me faktin që PD është e vjetër në skenën politike shqiptare, e sprovuar në opozitë dhe qeverisje dhe është e pafalshme që nuk ka një strategji në opozitën e saj, që nuk i shkon profilit dhe potencialit të saj. Sot PD është me kokë, por pa trup. Një pjesë e madhe e demokratëve janë të mërzitur me udhëheqjen e PD, një pjesë janë në punë dhe janë të trembur, thotë Mustafaj.
Ndërsa lidhur me dualitetin në drejtimin e Partisë Demokratike midis Berishës dhe Bashës, Mustafaj shprehet: “Mendoj që ka diçka më shumë se dualitet. Ka një lënie në hije të Bashës nga ana e Berishës, që është në dëm të Bashës. Kjo bëhet për arsye pragmatiste nga ana e Berishës, që mendoj unë bëhet sepse lënia dorë të lirë ndaj kreut të ri të PD do të thotë një analizë për humbjen. Berisha po pengon rivitalizimin e PD dhe ringjalljen e saj”.
Zh.
Comments
Or Mustafa i Saliut ! ke
<p> Or Mustafa i Saliut ! ke quan koke ate qe emeron Saliu, nje deshtak, mashtrues ordiner dhe qe duhet te pergjigjet perpara drejtesise per rrugen e kuksir dhe 21 janarin ?</p>
Mos u beni merak se Saliu i
<p>Mos u beni merak se Saliu i ka parashikuar te gjitha. Ne 2015 Basha humb bashkine dhe zgjedhjet lokale dhe jep doreheqjen nga kreu i PD-se duke "detyruar" Berishen te rikthehet ne krye te saj.</p>
Add new comment