Edhe një zë tjetër për “Katovicën” – kësaj rradhe Fatos Klosi

Postuar në 18 Tetor, 2013 06:10

Pas Servet Pëllumbit, Fatos Nanos dhe Sali Berishës, edhe Fatos Klosi bëhet pjesë e debatit nëse platform “Katovica” është zbatuar apo jo në Shqipëri. I ftuar në emsionin DEBATI NE CHANNEL ONE të gazetarit Roland Qafoku Ish shefi I shërbimit sekret deklaroi se PPSH ka tentuar ta realizojë platformën e Katovicës në Shëipëri, por ka dështuar.

“Me Fatos Nanon që bëri 4 vjet burg, me Ramiz Alinë që edhe ai bëri burg, me një klasë të përndjekurish të pashkolluar dhe të rrënuar për të mos ngritur kokë, me një pafuqi ekonomike, Katovica ka qenë dëshirë për të cilën është tentuar të realizohet por ka dështuar cdo përpjekje për ta aplikuar atë”, tha Klosi gjatë emisionit. Ish shefi I shërbimit sekret hodhi poshtë deklaratën e paraardhëist të tij Bashkim Gazidede sipas të cilës në vitin 1976 në Sigurimin e Shtetit ishte krijuar një drejtoi me agjentë të konservuar të cilët do të vihehsin në funksion kur të rrëzohej sistemi komunist.

 “Nuk janë vënë kurrë në veprim këtë agjentë pas vitit 1990, këtë e deklaroj me përgjegjësi” tha Fatos Klosi. Klosi shtoi se nuk ka zbuluar qoftë edhe një detaj nga veprimatira e shëbrimeve të huaja pas vitit 1990 në vend gjatë kohës që ka qenë shef I SHISH. Interesante ishte në emision edhe deklarata e Dalip Grecës kryeredaktorit të gazetës “Dielli” me linjë telefonike nga Neë Yorku. Gazetari që 15 vjet më parë ka botuar I pari një shkrim për platformën e Katovicës në Shqipëri tha se cdokush sot mund të shkruajë një platformë për ato që kanë ndodhur në këto 23 vjet dhe të thotë që e gjitha ka qenë një platform e shkruar në vitin 1989.

Klosi tregoi një detaj që edhe vetë ka qenë në Katovicë pak vite më parë por pa dhënë sqarime përse ka qenë atje.

Re.Pu.

 

Comments

Submitted by voica (not verified) on

<p>Ramizi ne burg, Fatosi ne burg- Katovica ishte deshire per t&#39;u realizuar por nuk u mundesua te realizohej- thote Klosi.</p><p>Nga kjo, une kuptoj qe KATOVICA nisi te zbatohej, por SALIU ja u futi shokeve. Apo nuk i bie keshtu?!</p>

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

<p>O Toso, prape ia ke put pordhes, njesoj si kur ishim ne fakultet, a te kujtohet?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.