Arkiv-Lajme

Debat në Francë: Një vajzë kosovare 15 vjeçare, rome, kthehet në Kosovë, tok me familjen

Postuar në 16 Tetor, 2013 07:17

Ministri francez i rendit publik është vënë nën akuzë, madje edhe nga të vetët, lidhur me një ngjarje që ka në qendër një vajzë kosovare 15 vjeçare, e cila është dëbuar nga Franca. Quhet Leonarda. Mbiemrin, sipas gazetës italiane il Corriere della Sera, e ka Dibrani. Është rome.

Fjala e ekspertëve të ekonomisë: Pensioni suplementar, “kontribut për vete dhe jo solidaritet”

Postuar në 16 Tetor, 2013 07:14

Në një shkrim të botuar sot (dt.16.10.2013) në gazeta Dita, Prof. Asoc.Dr. Hysen Binjaku trajton probleme të të kontributeve për pensione. “Pensioni suplementar është një skemë që, në kushtet kur pensioni i pleqërisë është i pamjaftueshëm, t’u mundësojë disa kategorive punonjësish; që, duke kontribuar direkt nga paga e tyre gjatë viteve të punës, të mund të përfitojnë diçka më tepër se sa pensioni që përfitojnë nga skema  e përgjithshme e pensioneve, shkruan Binjaku.

Mero Baze thotë që i beson Saimirit, por më shumë ligjit

Postuar në 16 Tetor, 2013 07:10

Dy aksione masive të urdhëruara nga Ministri i Brendshëm, njëri për bllokimin e ndërtimeve pa leje dhe tjetri për bllokimin e lojërave të fatit, kanë ngjallur debate te forta ne publik. Mero Baze mendon se e vetmja gjë e paqortueshme në këto aksione është aftësia e ministrit të ri për të vënë në lëvizje Policinë e Shtetit, por përtej kësaj aftësie, ministri, dhe sidomos kryeministri, duhet të ulen të ndryshojnë ligjin për Policinë e Shtetit dhe funksionet e reja të saj.

Patozi: PD kërcënohet nga oportunizmi me një pjesë të mazhorancës

Postuar në 16 Tetor, 2013 06:01

Ish- nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, në një intervistë për gazetën Panorama, thotë se kryetari i PD, Lulzim Basha duhet të nisë një garë demokratike brenda kësaj partie.

Nano merr në mbrojtje Xhemajlin, Berhamin dhe...Pirro Dhimën. Internautët i turren "si në stadium"

Postuar në 16 Tetor, 2013 03:46

"Dje mbërriti në Tiranë Piro Dhima, peshëngritës shqiptar, pastaj peshëngritës grek, pastaj kampion bote, dhe sot deputet i PASOK-ut. Më vjen t’i them: Mirëse erdhe Piro Dhima! Dhe këtë nuk e them veç për t’i bërë karshillëk “gardianëve” putativë të dinjitetit nacional. E them edhe ngaqë më vjen natyrshëm për ta thënë. E për ta rithënë: Mirëse erdhe Piro Dhima!.."

Pas ANSA, edhe media të tjera italiane konfirmojnë: Shqipëria merr Statusin në dhjetor

Postuar në 16 Tetor, 2013 03:34

Mediat italiane raportojnë se Shqipëria është afër anëtarësimit drejt Bashkimi Europian. Sipas TgCom, ekzistojnë të gjitha gjasat që Komisioni Europian t’i hapë rrugë kandidaturës së Shqipërisë për anëtarësim, duke iu afruar kështu më shumë objektivit të saj.

Dita kap Venizelosin në gënjeshtër

Postuar në 16 Tetor, 2013 03:27

Ligji 2636 i vitit 1940 ose sic njihet ndryshe Ligji i Luftes mes Shqiperise e Greqise ishte teme debati gjate vizites se Venizelosit ne Tirane. Ky i fundit ne pergjigje te deklarimeve te ministrit shqiptar Bushati replikoi duke thene qe ligji ne fjale eshte hequr ne 1987. Por...

Foto nga Shqiperia e vitit 2013: Gratë në Lazarat kujdesen për të tharë kanabisin

Postuar në 16 Tetor, 2013 03:16

Një nga emisionet e njohura të Deutsche Welle, “European Journal”, është bërë nga të paktat media që arrin të hyjë në Lazarat. Gazetarët kanë përgatitur një reportazh me titullin “Fshati i marijuanës”.

“Fermerët në këtë fshat malor në jug të Shqipërisë arrijnë të korrin plot 900 ton kanabis çdo vit, me një vlerë tregu të përllogaritur në 4.5 miliard euro- edhe pse kultivimi i kanabisit është i paligjshëm atje,” thonë gazetarët.

Kombëtarja e parafundit, kthehet në origjinë. Si ka punuar De Biazi?

Postuar në 15 Tetor, 2013 16:15

Barazimi pa gola me Qipron, vulos edhe këtë herë ëndërrimet fluturake të tifozerisë së zjarrtë të kombëtares së futbollit, duke renditur Shqipërinë në vendin e saj të zakonshëm në çdo grup eliminator për Botërorin ose Europianin e Futbollit, atë të parafundit. Edhe pse disa ndeshje të bukura të Kombëtares dhe rinovimi i grupit me elemente të rinj nga ana e trajnerit De Biazi, ngjallën disa shpresa më të fortë se herët e tjera, në fund treguam se na mungon pikërisht ajo që të bën fitues, mentaliteti dhe kurajoja atëherë kur duhet më shumë.

Lojërat e fatit, jashtë loje, Berisha dhe Bode në dijeni të dështimit

Postuar në 15 Tetor, 2013 14:13

Lufta ndaj abuzimit me lojërat e fatit kishte dështuar deri në atë masë sa një sërë institucionesh, se pari drejtoria e mbikëqyrjes se lojërave te fatit, administrata tatimore, pushteti lokal, Drejtoria e Pastrimit te parave, si dhe Policia e Shtetit kishin dalë jashtë loje, ndaj aksioni i policisë ishte i domoshëm, thonë ekspertët.  Dështimi ka qenë i njohur edhe nga qeveria e mëparshme.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme