Arkiv-Lajme
Depresioni ekonomik në shifra, sipas BSh: 35% e familjeve, hua për konsum
Lajmi ka dalë sot por është sfumuar nga thashethemet rozë oze pingponget politike, ose facebookët e aksh politikani apo ypsilon këngëtareje. Bëhet fjalë për një stuedim të Bankës së Shqipërisë sipas një studimi të së cilës, 35% e familjeve shqiptare kanë marrë hua për konsum!
Po sipas studimit, që i refrohet gjysmës së parë të këtij viti dhe përfshin një kampion të përzgjedhur me më shumë 1200 familje, 32% e familjeve morën borxh për të blerë apo riparuar një pasuri të paluajtshme, dhe vetëm 14% e tyre për të investuar.
Emigrantët në det do të mbikëqyren si një Big Brother
Shembulli tragjik i varkave me libianë që mbyten në Mesdhe tregon se problemi i BE-së me politikat për refugjatët nuk është gjetja e refugjatëve. Problemi i vërtetë është koordinimi për t'i shpëtuar nga deti. Programi i ri Eurosur për mbrojtjen e kufirit, i cili u miratuar nga Parlamenti Evropian të enjten pasdite, bën të besohet, se kjo tani do të përmirësohet rrënjësisht. Komisioneria Evropiane për Çështjet e Brendshme, suedezja Cecilia Malmstrom tha se sistemi i ri do të mbrojë refugjatët nga vdekja, duke i monitoruar si një Big Brother.
Romët buzë Lanës... edhe 1 javë!
Ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinise, shoqeruar nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe avokati i Popullit, Igli Totozani kane inspektuar banesat e reja të komunitetit rom. “Jemi gati për zhvendosjen e tyre nga ish-Dekori dhe për këtë po punohet 24 orë – edhe në fundjavë!”- shkruan ministri Veliaj ne profilin e tij ne Facebook. Veliaj ka falenderuar Kodhelin dhe Totozanin per avokatine e palodhur dhe stafin e ministrise qe drejton. “Fytyrat moderne te shtetit shqiptar”- i quan Veliaj, duke shtuar se transferimi do te behet javen tjeter, sipas Panoramas.
Pianodromi u hap me Guillermo Gonzalez-in. Mungonin Mirela Kumbaro & Fate Velaj
Mbremjen e djeshme salla e Universitetit te Arteve u vesh me tinguj spanjollë. Ishte nata e pare e Festivalit Nderkombetar Pianistik "Pianodrom". Eriona Rushiti, Nestor Kraja dhe Elvis Peçi, me idene e profesorit dhe kompozitorit Aleksander Peci, i cili eshte drejtori artistik i ketij festivali, kishin kuruar deri ne detajet me te imta fillimin e nje festivali me 20 mbremje te jashtezakonshme pianistike, qe do te zgjase deri ne janar 2014.
Do te jene te shumta premierat pianistike qe do te interpretohen ne kete festival, premiera keto shqiptare dhe te huaja.
Shqiptari, nga Siria bën thirrje për xhihad. Është atje "për të mbrojtur nderin e motrave myslimane"
Mediat elektronike shqiptare po përcjellin mesazhin video të një shqiptari të Kosovës, luftëtar në Siri që bën thirrje për xhihad. Kjo video, është një "insight" më shumë në psikologjinë e bashkatdhetarëve që janë nisur për të lënë kockat në dhe të huaj, dhe për motivacionet e çuditshme e abstrakte si "mbrojtja e nderit të motrave myslimane".
Opozita, letër Ramës (për të konfirmuar qendrimin e Bashës dje). Shton edhe se “ky nuk është kusht”
Ajo çka tha Kryetari i PD-së dje, sot është rithënë (por në përgjigje zyrtare me letër) nga aleatët e saj. Në këtë letër thuhet se “nëse mazhoranca kërkon me të vërtetë të gjejë rrugën e humbur të dialogut dhe arsyetimit me opozitën atëherë zgjidhja është e thjeshtë dhe evidente; të tërhiqet akti normativ me të cilin u shkelmua konsensusi e bashkë me të edhe besueshmëria e mazhorancës për të përmbajtur angazhimet e saj”.
Pas “kombëtares së turpit” të Buzhalës, Yzeiri i kërkon Dukës të largohet, kosovarët të ndërtojnë kombëtaren e Kosovës, jo të Shqipërisë.
P { margin-bottom: 0.08in; }A:link { }
Në një shkrim për Shqip, Ilir Yzeiri i referohet në fillim Berat Buzhalës (që e quante “kombëtarja e turpit”) për të sjellë në vëmendje edhe një shkrim në Le Monde që merrte në analizë zhvillimin pak të rrëmujshëm të futbollit në Ballkan. “Asnjë fjalë për Shqipërinë. Dhe në fakt, përse duhet të shkruante për Kombëtaren Shqiptare?”, pyet Yzeiri, që parashtron turpet:
-
stadiumi. Një turp i paparë ndonjëherë...
Nano flet për kohët kur gegu Fishtë nuk atakonte toskun Konicë, dhe sot tosku Kadare pa problem të “grindet” me gegun Qosje
P { margin-bottom: 0.08in; }A:link { }
SHBA, në ngërç bisedimet midis republikanëve dhe demokratëve, rrezikohet “hapja e qeverisë”
Edhe pesë ditë, dhe në se nuk do të gjendet një zgjidhje, Amerikës i kanoset kërcënimi që të mos përballojë detyrimet financiare. Çështja ka hyrë në javën e dytë që po diskutohet midis Dhomës së Përfaqësuesve edhe Senatit, por që nuk po arrihet një marrëveshje për të ahtu quajturën “mbyllja e qeverisë”, cila mund të precipitojë edhe më tej. Një mocion i Senatit për të debatuar një projekt-ligj të demokratëve për rritjen e nivelit tavan të borxhit deri në fund të vitit buxhetor 2014 dhe për të rihapur qeverinë dështoi.
Shkëlqim Cani: "mos dyshojë njeri që nuk do vendoset taksa progresive"
"...unë e ftoj vetë ish ministrin e Financave Bode si edhe ish zv. ministrin e Financave Sherefedin Shehu, të jenë pjesëtarë të grupit që po bën verifikimin. Le të jenë ata atje në atë grup, dhe të nxjerrim shifrën e vërtetë. Unë nuk kam ndërmend si ministër i Financës të paguaj për gjëra që nuk i ka borxh shteti ndaj biznesit" ka thënëMinistri i financave Shkëlqim Cani për Zërin e Amerikës dje.