Arkiv-Lajme
Ekipi për "çarmatosjen" e Sirisë rrëmben Nobelin për Paqe
Çmimi Nobel për Paqen, është dhe çmimi më i kontestuar jo vetëm sepse përmban zgjedhje "politike" që në thelb, por dhe për shkak të shumë fituesve të mëparshëm që mund të mos e kishin merituar (Kisinxher, njëri prej tyre).
Këtë vit i është dhënë Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), institucioni që po mbikëqyr shkatërrimin e arsenalit të armëve kimike të Sirisë, me motivimin e “punës së stërmadhe të kësaj organizate për eliminimin e armëve kimike”.
M. Korkuti kundër P.Shllakut: "fletërrufetë kundër Çabejt", Shllaku ka inatin e gegnishtes
Prej disa ditësh vazhdon në media debati mbi kryqëzimin që kolegët i bënin në vitin 1967 një prej shkencëtarëve më të mëdhenj shqiptarë, Eqerem Çabejt. Ka qenë gazeta dita që e ka ri-hapur çështjen (denoncuar vite më parë nga Brikena Çabej) pasi një nga kryqtarët ka qenë dhe kreu i akademisë së Shkencave, Myzafer Korkuti. Bëhet fjalë për një seri fletërrufesh kundër profesor Çabejt, 46 vjet më parë. Sot,te GSH, z.Korkuti i përgjigjet këtyre akuzave duke thënë se "më 1967, debatet bëheshin ndryshe, jo si sot.
Pas heqjes së lejes për kullat, do ribëhet projekti i xhamisë. Kosto 30 milionë euro.
Shqiptarja.com sjell sot lajmin se projekti i Xhamisë së madhe do të ri-bëhet.
Ramiz Alia si Nostradamusi... dokumenti i 1989 që ka "parashikuar" gjithçka ndodhi në Shqipëri këto 23 vjet
Dy ditë më parë Servet Pëllumbi publikoi në Channel One një dokument shumë të rëndësishëm që hedh dritë mbi të sotmen politike të Shqipërisë. Dokumenti autentik i një mbledhjeje të Byrosë nis me fraztën e Ramiz Alisë, që thotë se sistemi komunist ka kapitulluar përballë atij kapitalist, dhe se "jemi të detyruar të ndryshojmë strategji" e cila ka dy synime, 1. të drejtat e njerut dhe 2 sistemin pluralist. "Të drejtat e njeriut janë diçka brenda nesh dhe mund të abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do të bëhet se s'bën" thotë Alia.
Doni një gjë të këndshme? Lexoni te Panorama se ç’thotë Gabriel Garcia Marquez për Çmimin Nobel...
Po çfarë thotë në të vërtetë Gabriel Garcia Marquez për Çmimin Nobel në një artikull të botuar plot 33 vjet më parë, që titullohet “Fantazma e çmimit Nobel”. Në këtë shkrim të botuar në gazetën spanjolle “El Pais”, në tetor 1980, përveç anekdotave të shkrimtarëve sjell edhe një vështrim mjaft interesant rreth skenave dhe prapaskenave të këtij çmimi, rreth të vërtetave, mistereve dhe legjendave që qarkullojnë rreth tij? Si fjala vjen, rastet kur fituesit, në përgjithësi, duket se janë të parët që befasohen.
Për 9 muaj është përdorur jashtë destinacionit 99.87% e fondit rezervë. Dhe mos i thuaj kësaj “tokë e djegur”?!...
Në Shqip-in e sotëm jepej një llogari e thjeshtë e fondit rezervë e qeverisë Berisha: Në ligjin e buxhetit të shtetit janë parashikuar si shumë për fondin rezervë për t’u përdorur 1 miliardë e 410 milionë lekë. Me vendime të qeverisë për 9 muaj të këtij viti janë përdorur 1 miliardë e 408 milionë lekë, ose 99.87% të fondit rezervë. Nga shuma e përgjithshme e fondit rezervë të buxhetit më 10 shtator kanë mbetur gjendje vetëm 1.8 milionë lekë ose 0.13 % e shumës!
KLD nuk lejon në mbledhje Sokol Çomon. Isaraj: Padrejtësia në vet KLD, është kërcënim për drejtësinë kudo në Shqipëri
Ndërkohë, zëvendësministri i Drejtësisë, Arben Isaraj, ka akuzuar sot KLD-në se ka shkelur ligjin për organizimin e pushtetit gjyqësor në Shqipëri. Ai ka reaguar në lidhje me emërimin e gjyqtarëve, duke e cilësuar këtë një padrejtësi që bëhet nga KLD-ja.
10 vendet më të korruptuara në botë. “Urraaa”! Shqipëria s’është në dhjetëshe
Korrupsioni cilësohet si kanceri i shteteve, një e keqe që përfshin jo vetëm ekonominë, por edhe funksionimin korrekt dhe demokratik të një vendi. Ky fakt tregohet nga një studim anglez i Maplecroft Global Risk Analytics, i cili ka analizuar sektorët publik dhe privat në 197 shtete, duke klasifikuar edhe shtetet më të korruptuara. Indeksi i Maplecroft përshkruhet nga Transparency International’s Corruption Perceptions Index, ose nga indeksi i perceptimit të këtij fenomeni që heton pesë faktorë, shpeshtësinë, këmbënguljen, seriozitetin, mbulimin gjeografik dhe nivelin e mosndëshkimit.
Ministri i Jashtëm, Bushati: Shpresojmë të zgjidhim disa çështje me Greqinë, veçanërisht kufirin detar dhe çamët
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati shpreh bindjen për marrjen e statusit të vendit kandidat në muajin dhjetor. Në një intervistë për kanalin AS, kreu i diplomacisë shqiptare ka deklaruar se shërbimi i jashtëm vuan nga nepotizmi, ndërsa ka paralajmëruar mbylljen e disa ambasadave.
Tahiri çliron sheshin para stadiumit "Qemal Stafa"
Prej 1 viti e gjysëm sheshi përpara stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, ishte i rrethuar nga një firmë private e cila kishte lidhur kontratë me Bashkinë e Tiranës për të ndërtuar një parking nëntokësor.
Por edhe pse afati i ndërtimi të këtij objekti që ka nisur në 12 mars të vitit 2012 ka kaluar, pasi duhej të kishte përfunduar në datën 12 shtator 2013, aty nuk është bërë asnjë punim, përveç një rrethimi me llamarina që e kishte kthyer sheshin “Italia” në një parking privat në mes të Tiranës.