Arkiv-Lajme
Ndahet Nobëli për Fizikën, media kiliane rendit Kadarenë të parin për Letërsinë
Dy shkencëtarët që po punojnë për zbulimin e të ashtuquajturës “grimcë e Zotit”, janë vlerësuar sot me çmimin “Nobel” në Fizikë. Britaniku Piter Higs dhe belgu Fransua Engler, do të ndajnë çmimin e rëndësishëm të këtij viti. Ata po punojnë që prej vitit 1960, për të vërtetuar ekzistencën e një thërrmije shumë të vogël, që mendohet se është baza e materies. Puna e tyre dha frytet e para në vitin 2012, kur përmes laboratorit “Large Hadron Collider” në Zvicër, u arrit shumë pranë zbulimit të grimcës. Kërkimet e dy shkencëtarëve në këtë projekt vijojne ende.
Pesë kombëtare kërkojnë Adnan Januzajn; il Corriere dello Sport: Do zgjedhë Shqipërinë
Ka lindur në të njëjtën ditë me Neymar-in e Cristiano Ronaldon, më 5 shkurt. Vitin e lindjes e ka të ndryshëm, sigurisht: 1995. Është pra 18 vjeç e gjysmë, dhe në këtë moshë ai shfaqet “më i madh” në historinë e Manchester-it se sa George Best, Wayne Roonie, Ronaldo. Në moshën e tij asnjëri prej këtyre të fundit nuk ka shënuar një dygolësh për Manchester-in në një ndeshje të vetme.
The Guardian shkruan për Shqipërinë dhe Toni Blerin
“The Guardian” i ka kushtuar një artikull vendimit të ish-kryeministrit britanik Tony Blair për të qenë këshilltar i qeverisë shqiptare. Shkrimi i ndërtuar me nota humori ku artikullshkruesi pyet dhe përgjigjet i bën një tablo Shqipërisë, problemeve të saj dhe faktit që Blair ka zgjedhur ta bëjë këtë punë falas - shkruan e perditshmja MAPO
I ndolli Ramës fatin e Nolit - thotë Islami, pas një interviste të Limos Dizdarit
"Te dashur miq, pasi Limoz Dizdari shan ne nje interviste Nanon, Angjelin, Malajn dhe mua mendoj se nuk meriton asnje pergjigje, sepse kete gje nuk ma lejon as niveli intelektual dhe as kultura dhe per me teper as mosha e Limozit. Aq me teper nuk e kuptoj perse e ka krahasuar dhe i ka ndjelle Edi Rames fatin e Nolit, ndoshta pa vetedije, ndoshta me paramendim apo thjesht nga mosha. Por te dashur miq, duke shprehur keqeardhje, po vendos ne statusin tim vetem komentet qe shkruajne ata qe kane lexuar intervisten e tij. Ndjej keqeardhje dhe meshire..."
Shifrat e degjenerimit të financave publike qershor-gusht 2013
Të dhënat e mbledhjes skandaloze të taksave të Shtetit janë në letra dhe kërkojnë fajtorët. Muajt e "qeverisjes kujdestare", nga qershori në gusht mungesa e shtetit ka degjeneruar financat publike.
Piter Lukas, “i mahnitur” nga Rama: Është Obama i Ballkanit
Shkrimtari dhe gazetari amerikan me origjinë shqiptare, Piter Lukas, ka shkruar një artikull së fundi në gazetën e vendit të tij, “Sentinel&Enterprise”, pikërisht me këtë titull, “Barak Obama e ka një shok në Ballkan”. Në intervista të ndryshme, Lukas e ka bërë tashmë të njohur kohë pas kohe simpatinë për Ramën dhe shpresën që ka tek ai. Këtë shpresë e rithekson tani, në rrethanat e reja kryeministrore, të cilat në fakt e shumëfishojnë vështirësinë e punës që ai pati si kryebashkiak i Tiranës. “Tani Shqipëria kërkon ndihmë që të hyjë në BE.
Strasburgu “dënon” për së dyti vrasësit e Azem Hajdarit
Ditët e fundit mediat I kanë bërë jehonë një procesi që po zhvillohej prej vitesh në heshtje (që nga 2003), ankimimit pranë Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg nga Jaho Salihi dhe Ismet Haxhia për të fituar lirinë. Vendimi i gjyqtarëve evropianë ka qenë i prerë: procedurat penale, që çuan në dënimin e oficerëve të rangut të lartë të policisë shqiptare për përfshirje në vrasjen e një politikani ishin të drejta, sipas Shqiptarja.com.
Nobeli në Fizikë, për “grimcën e Zotit”
Britaniku Peter Higgs dhe belgu François Englert janë fitues të çmimit Nobel në fizikë. Sipas Institutit në Stokholm, ata u vlerësuan për "parashikimin" e"grimcës Higgs", që është cilësuar si "grimca e Zotit".
Edi Rama: Xhamia e Madhe po, qendra tregtare jo!
Në mbyllje të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Territorit, kryeministri Edi Rama doli para pak minutash në një konferencë për mediat dhe njoftoi për një ndryshim në lejen që është dhënë për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Tiranë. Leja e mëparshme e qeverisë Berisha shoqërohej me ndërtimin edhe të një kulle ngjitur me xhaminë, duke i hapur udhë debatit nëse historia e xhamisë ishte në fakt një mbulesë për ndërtimin e qendrës tregtare bashkëngjitur. Dhe sipas Ramës: “KKT i territorit konfirmoi pjesën e parë të lejes.
Greqia i rikthehet L. II Botërore: Gjermanët na kanë 240 mld euro boxh
Ajo që gjatë këtyre viteve të krizës diskutohej në opinionin publik grek më tepër si “kujtesë historike” ndaj gjermanëve, është kthyer në dokument zyrtar. Dëmi i shkaktuar nga ushtria gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore në vendin fqinj, që s’ka qenë aspak i vogël, është përkthyer në një raport 80 faqësh nga komisioni i ekspertëve të qeverisë Samaras.