Arkiv-Lajme

Agolli: Jam si një kalë që i kanë rënë patkonjtë nga udhëtimi i gjatë, megjithatë, këtij kali patkonjtë e trurit ende i mbathen!

Postuar në 11 Tetor, 2013 05:44

Dritëro Agolli bashkë me francezin Andre Vauchez, ishin dy shkrimtarët e huaj në Itali që morën çmimin letrar “Carlo Levi”, në edicionin e 16-të të ndarjes së këtij çmimi të themeluar në vitin 1988. Në motivacionin për dhënien e çmimit për Agollin thuhej se, vargjet e tij i japin jetë një thirrjeje prekëse, në të cilën të gjithë elementet e jetës gërshetohen e shkrihen tek njëri-tjetri për të ravijëzuar një identitet i cili është fëmijëri, punë, dhimbje, beteja, dashuri, përhumbje dhe shpëtim.

Gjergj Frashëri: Vjedhja e ikonave, jo nga trafikantë të rëndomtë, por nga drejtues të lartë të kulturës shqiptare

Postuar në 11 Tetor, 2013 05:32

Pas arretimit para disa ditësh të Gjergj Thimios dhe Arben Spahos, sot bëhët arrestimi i një të treti trafikant arti, të quajtur Artan Pelivan Koçiut, 52 vjeç banues në Tiranë.

Rama: Ndryshon me themel struktura e Policisë së Shtetit; model tjetër, me më pak shefa dhe më shumë agjentë

Postuar në 11 Tetor, 2013 04:35

Në një takim të sotëm me drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit, Kryeministri Rama kërkoi prej tyre përgjegjësi maksimale në kryerjen e detyrës.  “Sot kemi një trupë drejtuese të Policisë, të përzgjedhur me kujdesin më të madh, duke kërkuar në radhët e shërbëtorëve të këtij shteti, nën uniformen blu, njerëzit më të përshtatshëm për të kryer një reformë të thellë dhe për të ndërmarre një aksion historik të Policisë së Shtetit, që do të rivendosë raportet e drejta mes shoqërisë, pasurisë së përbashkët dhe pa asnjë dyshim mes individit dhe pronës", u shpreh Rama, duke theksuar se reforma e s

Një këshillë që duhet ta vlerësoni: Mendohuni mirë ku do t’i vazhdoni studimet e larta, rikuperimi i mëvonshëm është i vështirë!

Postuar në 11 Tetor, 2013 03:16

DITA e djeshme botonte një shkrim që tërhiqte vëmendjen e maturantëve, studentëve të rinj dhe prindërve të interesuar për avenirin intelektual të fëmijëve të tyre në vazhdimin e studimeve të larta.  Nga 1350 programe studimi në total, rreth 680 u përkasin strukturave private, lulëzimi i të cilave ka marrë “hov” gjatë 4-5 viteve të fundit.

200-vjetori i lindjes së Guiseppe Verdit, mbarë operat e botës kumbojnë këtë fundviti nga veprat e tij

Postuar në 11 Tetor, 2013 01:34

Fakti që prindërit e tij ishin fermerë të thjeshtë dhe nuk interesoheshin për muzikën nuk e pengoi aspak Verdin që t'i përkushtohej plot pasion dashurisë së tij për muzikën. Ai kalonte orë të tëra në çembalon e tij ose ushtrohej në organon e kishës San Michele të fshatit nën drejtimin e mësuesit të fshatit.

Zhvillimi i teknologjisë, vendi ynë renditet i fundit në Europë! Ja kjo është “Shqipëria dixhitale” e Berishës?!...

Postuar në 11 Tetor, 2013 01:31

Shqipëria është vendi i 80-të në botë për zhvillimin dhe përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit. Raporti i Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve, ITU, e lë Shqipërinë në të njëjtin pozicion me një vit më parë, megjithëse indeksi IDI, që mat zhvillimin e teknologjive, është përmirësuar. Ky indeks përbëhet nga tre nënindekse, që përfshijnë aksesin, përdorimin dhe aftësitë e një vendi në përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit.  Indeksi i Shqipërisë është ngjitur në nivelin 4.11, nga 3.8 që ka qënë vitin e kaluar.

Diçka tjetër për fituesen e Nobelit të djeshëm, Alice Munro: Në krijimtarinë e saj ka edhe një tregim të bukur me motive shqiptare

Postuar në 11 Tetor, 2013 01:14

Veç të tjerash, autorja kandaze Alice Munro, që fitoi dje çmimin Nobel 2013 në letërsi, është autore e tregimit "Virgjëresha shqiptare" ku shkruan për historinë e një vajze malësie, e cila kishte zgjedhur të jetonte si burrë, në veri të Shqipërisë. Munro e kishte marrë motivin prej një tregimi të Edith Durham, të cilin e gjeti fare rastësisht në një bibliotekë.  Tregimi është përkthyer dhe në shqip nga përkthyesi Pirro Dollani.  Shkrimtarja Alice Munro ka merituar të gjithë trofetë e mundshëm letrarë.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve kritikon SHBA

Postuar në 10 Tetor, 2013 18:36

Ndjekjet penale të administratës Obama ndaj zbulimit të sekreteve dhe përpjekjet e saj për të kontrolluar informacionin janë duke u bërë një kërcënim për lirinë e shtypit dhe demokracinë, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve. Një raport i nxjerrë sot nga grupi mediatik me bazë në Nju Jork thotë se veprimet e presidentit amerikan Barack Obama kanë qenë në kundërshtim me premtimin e tij të transparencës dhe të qeverisë së hapur.

Administrata dhe KQZ-ja, sipas OSBE-ODIHR

Postuar në 10 Tetor, 2013 14:26

OSBE-ODIHR prezantoi këtë të enjte raportin përfundimtar për zgjedhjet e 23 qershorit. Ndërsa vlerësoi zgjedhjet si të konkurrueshme dhe të lira, raporti përfundimtar evidentoi një sërë problemesh serioze, midis të cilëve mosfunksionimin e duhur të KQZ-së, presionin mbi administratë dhe mos-arritjen e cakut ligjor prej 30% të femrave në listat e deputetëve prej tre partive kryesore të vendit, PS, LSI dhe PD.

Për administratën: (citime nga raporti sipas televizionit TCH):

Antibojkotuesit e shndërruar në bojkotues

Postuar në 10 Tetor, 2013 12:21

"Ne duam ta njoftojmë sot këtë shumicë dhe qeverinë e saj, se duke filluar nga sot e deri në ditën e fundit të Kuvendit që ka dale nga zgjedhjet e 23 qershorit, ata do të kenë përballë grupin parlamentar të Partisë Demokratike; do të kenë përballë një opozitë të fortë, moderne; profesionale, bashkëpunuese për çështje madhore të vendit; kontrolluese e përditshme e akteve të Qeverisë".

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme