Arkiv-Lajme
Schulz: BE-ja, mjaft me politikat e bllokimit të imigracionit. Të legalizojmë sistemin!
Presidenti i Parlamentit Evropian, socialdemokrati Martin Schulz (SPD) ka bërë thirrje për një ndryshim të kursit në politikën e imigracionit evropian, njofton Dojçe Vele. "Evropa duhet ta pranojë më në fund se është një kontinent emigracioni dhe për këtë arsye ne kemi nevojë për një reformë urgjente të ligjeve tona të imigracionit", tha Schulz në emisonin e kanalit të parë televiziv gjerman ARD "Raport nga Berlini" dhe për revistën "Spiegel Online".
Nisi si lojë, por ngërçi buxhetor amerikan po terrorizon financat globale
Për faktin se ishte deri vonë një sherr në dukje i rëndomtë politik brenda Kongresit, bllokimi i fondeve federale amerikane, çka ka bllokuar administratën, erdhi si rrufeja në të kthjellët. Por ndërsa kanë mbetur edhe pak ditë (deri të enjten) për arritjen e një kompromisi buxhetor, gjithnjë e më shumë aktorë e faktorë ndërkombëtarë të financës kanë nisur të shqetësohen seriozisht. Pas paralajmërimeve dhe thirrjeve për marrjen e përgjegjësive nga ana e shefave të FMN, BB, ministrisë kineze të Financave etj, paralajmërimi më i fundit vjen nga vendet e eurozonës.
Operacioni kombëtar anti-bixhoz. Vetëm në Qytetin Studenti, 150 pika bastesh!
Një mega-operacion anti-bixhoz mund të quhet ky i nisur pasditen e sotme, nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Inspektorët e Tatimeve dhe Lojërave të Fatit. Në fakt, shënjestra janë pikat e paligjshme të basteve në të gjithë vendin. Në këtë operacion marrin pjesë 6 mijë forca policie të komisariateve si dhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Deri më tani, nga kontrollet e ushtruara në të 12 qarqet e vendit, forcat e policisë kanë bllokuar mbi 1 000 pika bastesh të paligjshme.
Spiropali pushon shefin e Antikontrabandës Denion Meidani, thotë Shq.com. Arsyeja? Dekonspironte aksionet
Sipas Shqiptarja.com, djali i ish-presidentit Rexhep Meidani, Denion Meidani, është shkarkuar me urdhër të drejtoreshës së Përgjithshme, Elisa Spiropali. Dy muaj më parë (në fund të qeverisjes Berisha) Meidani është emëruar në krye të drejtorisë më të rëndësishme tek Doganat Shqiptare, atë të Antikontrabandës. Para këtij posti ishte nëndrejtor i Përgjithshëm për anën ekonomike tek Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, por sipas Shqiptarja.com sërish është pushuar nga puna për mungesë impenjimi.
Shënim: Tirana zyrtare zbulon se ka “këllqe” përballë Athinës
Nëse vizita e ministrit të Jashtëm grek në Tiranë, Venizelos, shpalosi diçka të re lidhur me politikën dhe shtetin shqiptar, ajo është një nivel i ri “guximi” për të bërë të zëshme ato shqetësime që deri më tani, për 20 vjet rresht, ose nuk janë artikuluar, ose janë pëshpëritur.
Fondet e fëmijëve të ngujuar, ja ç’u bë me paratë, thotë Shqip
Gazeta Shqip i është rikthyer në numrin e sotëm atij që e quan “një nga skandalet më të mëdha dhe më të pamoralshme në Shqipëri”. Ndër më të mëdhatë ndoshta nuk është, por më i pamoralshmi padyshim që po: Sepse flitet për Qendrën e Fëmijëve të Ngujuar në Poliçan të Skraparit, një projekt ku në vend që të menaxhoheshin paratë e marra me një kredi të butë nga Banka Botërore, shumat u ndanë me njëri-tjetrin apo u përdorën në fushata elektorale.
Rama me deputetët: Kryefjalë, thithja e investimeve dhe bujqësia
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar socialist u kërkoi deputetëve të bëhen promotorë të investimeve të huaja në zonat ku janë zgjedhur. “Është e domosdoshme që deputetët të bëhen pjesë integrale e përpjekjeve për të sjellë në Shqipëri kompani investimesh nga vendet fqinje dhe më gjerë akoma”, deklaroi Rama, duke shtuar se vetëm kështu do shtohet punësimi dhe ekonomia do largohet nga zona e rrezikut.
Ç’po ndodh me siguracionin e makinave?
Nga 4500 lekë, në 6 mijë, pastaj 7500, dhe tani ka kërcyer në 14.600 lekë primi i MTPL-së për të gjitha kategoritë e mjeteve. Pa harruar se më parë ka ndodhur edhe e anasjellta, duke zbritur në tre herë më pak. Çmimi i siguracionit të detyrueshëm të makinave ulet dhe ngrihet në mënyrë të unifikuar nga të gjitha kompanitë e sektorit, me ndryshime minimale nga njëra tjetra, dhe sidomos këtë vit ndryshimi i çmimeve ka pasur shifra record, me lëkundje drastike pothuajse çdo muaj.
Venizelos-Bushati, ja që ka ca probleme mes fqinjëve
Takimi mes dy ministrave të Jashtëm dhe konferenca e përbashkët e shtypit, zbuloi sesa nuk është aq kollaj të zbatosh politikën “zero probleme me fqinjët”. Kështu, Bushati kërkoi me “delikatesë” që Greqia të heqë ligjin e luftës, ndërsa Venizelos deklaroi se “gjendjen e Paqes mes Shqipërisë dhe Greqisë e ka shpallur qeveria greke që në vitin 1987. Madje që në vitin 1986. Gjithkush që ka diçka për të kërkuar diçka tek kuadri ligjor grek, ka të drejtën që t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut”.
Deputeti Pirro Dhima, bashkë me ministrin e Jashtëm Venizelos në Tiranë
Vizita e sotme në Tiranë e ministrit të Jashtëm dhe zv/kryeministrit grek, Evangelos Venizelos, merr vëmendje të veçantë jo vetëm për plotësimin e “treshes” së vendeve fqinje me të cilat kryeministri Rama deklaroi se kemi marrëdhënie strategjike: Por edhe sepse pjesë e delegacionit grek është edhe deputeti i PASOK-ut Pirro Dhima. Peshëngritësi i nivelit botëror i lindur dhe rritur në Shqipëri, viziton kështu për herë të parë atdheun e vjetër zyrtarisht dhe në nivel delegacionesh qeveritare. Axhenda e Venizelos përfshin takime me