Nisi si lojë, por ngërçi buxhetor amerikan po terrorizon financat globale

Për faktin se ishte deri vonë një sherr në dukje i rëndomtë politik brenda Kongresit, bllokimi i fondeve federale amerikane, çka ka bllokuar administratën, erdhi si rrufeja në të kthjellët. Por ndërsa kanë mbetur edhe pak ditë (deri të enjten) për arritjen e një kompromisi buxhetor, gjithnjë e më shumë aktorë e faktorë ndërkombëtarë të financës kanë nisur të shqetësohen seriozisht. Pas paralajmërimeve dhe thirrjeve për marrjen e përgjegjësive nga ana e shefave të FMN, BB, ministrisë kineze të Financave etj, paralajmërimi më i fundit vjen nga vendet e eurozonës. Një dështim i SHBA-së për të paguar borxhin e saj mund të shkaktojë pasoja dramatike për ekonominë botërore, paralajmëroi sot komisioneri evropian i ngarkuar me Çështjet Ekonomike, Olli Rehn. "Në të kundërt, mosarritja e një marrëveshjeje mund të shkaktojë pasoja dramatike për ekonominë botërore në prag të rimëkëmbjes së Evropës nga kriza". Departamenti amerikan i Thesarit paralajmëroi se pas të enjtes nuk do të kishte më aftësi huamarrëse duke vënë kështu në rrezik edhe aftësinë për të paguar borxhin.
a.k
Add new comment