Fondet e fëmijëve të ngujuar, ja ç’u bë me paratë, thotë Shqip

Postuar në 14 Tetor, 2013 08:34

Gazeta Shqip i është rikthyer në numrin e sotëm atij që e quan “një nga skandalet më të mëdha dhe më të pamoralshme në Shqipëri”. Ndër më të mëdhatë ndoshta nuk është, por më i pamoralshmi padyshim që po: Sepse flitet për Qendrën e Fëmijëve të Ngujuar në Poliçan të Skraparit, një projekt ku në vend që të menaxhoheshin paratë e marra me një kredi të butë nga Banka Botërore, shumat u ndanë me njëri-tjetrin apo u përdorën në fushata elektorale. Skandali i 2009-ës (foto TCH), vazhdon të ketë mister fondet e akorduara apo përgjegjësit që sollën degradimin e kësaj qendre, e cila, për nga mënyra sesi u ngrit, ishte një risi dhe një e mirë për të gjithë fëmijët e ngujuar. “Asnjë person nuk është dënuar, e aq më tepër të jetë ende nën hetim, ndërsa në atë kohë u hetua edhe ish-ministri i Punës, Kosta Barka, por në mënyrë misterioze akuzat u pushuan dhe gjithçka u mbyll me vendim gjykate e prokurorie. Megjithëse nuk ka asnjë fajtor, pyetja që lind natyrshëm është se ku përfunduan fondet e akorduara? Ku shkuan fondet për këta fëmijë, në një kohë që të gjithë u shpallën të pafajshëm”, pyet Shqip, dhe shton se gazeta ka bërë një hulumtim të disa dokumenteve për këtë qendër, nga ku rezulton se është ndryshuar destinacioni i fondeve qindra mijëra euro.

 

Materialin e plotë, e gjeni në linkun: http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/10/14/dokumentet-si-u-abuzua-fondet-per-23-femijet-e-ngujuar-ne-polican/

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.