Ç’po ndodh me siguracionin e makinave?

Nga 4500 lekë, në 6 mijë, pastaj 7500, dhe tani ka kërcyer në 14.600 lekë primi i MTPL-së për të gjitha kategoritë e mjeteve. Pa harruar se më parë ka ndodhur edhe e anasjellta, duke zbritur në tre herë më pak. Çmimi i siguracionit të detyrueshëm të makinave ulet dhe ngrihet në mënyrë të unifikuar nga të gjitha kompanitë e sektorit, me ndryshime minimale nga njëra tjetra, dhe sidomos këtë vit ndryshimi i çmimeve ka pasur shifra record, me lëkundje drastike pothuajse çdo muaj. Vetëm pak ditë më parë, njofton Panorama, kryetarja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Enkeleda Shehi, në një takim me drejtuesit e kompanive bëri thirrje për një përcaktim më të mirë të primit të sigurimit motorik të mjeteve, e cila ato ditë ishte mjaft e ulët. Kompanive u është kërkuar prej kohësh që të aplikonin çmime objektive dhe të bazuara mbi riskun që ka secila, por një gjë e tillë nuk është zbatuar nga asnjëra. Pothuajse në çdo moment që kanë ndryshuar çmimet, kompanitë e kanë bërë lëvizjen njëkohësisht dhe të gjitha kanë aplikuar një standard, duke sjellë kështu një treg me çmime të njëjta.
a.k
Comments
mire mo gazetare te nderuar
<p>mire mo gazetare te nderuar po cdo lajm nga zyra do e beni pa e levizur menderen nga karrikja....po c'njelloj mo...deri dje njera e shiste me 4000 leke, trjetra 5000 dhe nje tjeter qe spaguan asnje dem e po falimenton me 3000...po as kaq verifikim smund te bejne ne terren gazetaret e panorames dhe per pasoje dhe ju qe i referoheni nga zyrat</p>
Add new comment